Vrau nenen, dyshohet dhe per gruan
Librazhd- Policia e Librazhdit rihap dosjen e vrasjes misterioze te Mimoza Miskes, 15 vjet me pare ne afersi te fshatit Prevall te komunes Lunik. Shkak eshte bere krimi i dyfishte i mbremjes se enjte, ku Haki Miska 50 vjec, masakroi me sepate per vdekje nenen e tij 70 vjecare Dije Miska dhe plagosi rende vajzen 20 vjecare, B. Miska. I dyshuari Haki Miska eshte bashkeshorti i Mimoza Miskes, e cila ne kohen qe eshte masakruar ka qene 35 vjece. Krimi mbeti mister dhe pa autor edhe pas rihapjes disa here te dosjes, si nje ngjarje e vjeter. Edhe gjate dhenies se deshmise 50-vjecari kishte thene se nuk dinte gje per gruan e tij te humbur ne vitin 1995 dhe ne kerkimet intensive qe u kryen nga policia dhe banoret, trupi i te ndjeres u gjet afer nje perroi i masakruar per vdekje dhe ne dekompozim. Ekspertet konstatuan se kishte shenja te shumta dhune te shkaktuara me sende te forta dhe me tej, trupi eshte hedhur ne kete vend. Por hetimet e kryera nuk zbuluan asnje gjurme nese autori ishte bashkeshorti apo dikush tjeter. Vetem krimi i ndodhur rreth ores 17:00 te se enjtes ne familjen Miska, do te rihapte kete dosje qe kishte zene pluhur. I dyshuari Haki Miska edhe gjate kerkimeve te dites se djeshme, nuk eshte kapur nga policia, ndersa mendohet se eshte larguar nepermjet zones malore te mbushur me debore. Destinacion i arratisjes mbetet kalimi i kufirit ne drejtim te Maqedonise apo Greqise, ndaj fotografia dhe te dhenat per te i jane shperndare komisariateve dhe pikave kufitare ne vend. Aktualisht 50-vjecari akuzohet per "vrasje te cilesuar" dhe "vrasje te mbetur ne tentative". Deri ne zbulimin e te dhenave te reja dhe kapjes me qellim deshmine per krimin e vitit 1995, vrasja e Mimoza Miskes mbetet pa autor, megjithese tashme gishti i hetuesve eshte drejtuar per nga bashkeshorti. Si motiv i masakres se dites se enjte eshte nje grindje banale mes nenes dhe djalit, qe perfundoi me masakrim te te moshuares dhe plagosje te vajzes qe nderhyri te shpetonte gjyshen. Vajza B. Miska gjendet ne spitalin e Librazhdit, kurse policia eshte hedhur ne operacion per kapjen e te dyshuarit Haki Miska. Burime zyrtare te policise vendore thane se po punohet per kapjen e te dyshuarit si autor, kurse krimi ka ndodhur ne ambientet e shtepise.