E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet muri i kombinatit te trikotazhit, 2 te plagosur

KORCE- Shembet muri i nje kombinati trikotazhi te vjeter ne Korce, plagosen dy persona. Ngjarja per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi, po per fat te mire personat gjendeshin brenda nje makine ne momentin e incidentit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne lagjen nr. 10 te Korces, kur nje pjese e murit te ish-godines se trikotazhit, sic shihet dhe ne fotografi, eshte shembur dhe ka rene mbi nje automjet tip "Benz" me targa Korce, qe po kalonte aty prane. Per pasoje kane mbetur te plagosur Ylli Xhango 49 vjec dhe Albert Shkembi 50 vjec, qe u derguan per mjekim ne spitalin rajonal dhe sipas policise kane pesuar vetem fraktura, pa rrezik per jeten. Nga hetimi i kryer dhe ekspertiza paraprake, jeta e dy personave eshte shpetuar nga mjeti me targe KO3056A, i cili ka pesuar demtime te medha dhe pothuajse eshte deformuar ne pjesen e pasme te tij ku ka rene edhe pesha e tullave dhe suvase. Menjehere ne vendngjarje mberriten forcat e policise, te cilat rrethuan zonen per te mos lejuar me mjete te kalojne aty prane, ndersa te lenduarit u derguan ne spitalin rajonal te Korces. Ne baze te hetimeve, paraprake mesohet se shkak i shembjes se murit kane qene punimet prane nderteses, por edhe amortizimi i tij. Godina eshte e vjeter dhe ndertimi i ri qe po kryhej aty mund te kete ndikuar ne shembjen e befasishme. Aktualisht hetohet per shkelje te rregullave te sigurise, pasi zona nuk ishte e rrethuar me shirita per te paralajmeruar kalimtaret dhe udhetaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›