E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vjet i kerkuar, kapet i denuari per vjedhje

I denuar per vjedhje prej tre vitesh, kapet nga policia ne banesen e tij. Artur Fraketi 34 vjec, banues ne lagjen "Tom Kola" e qytetit te Shkodres, i denuar me pare per "vjedhjes" u dergua ne qelite e vuajtjes se denimit ku do te qendroje per 3 muajt e ardhshem sipas vendimit te gjykates. Ai ishte denuar me 17 qershor 2007 nga Gjykata se Apelit me tre muaj burgim, po per vepren penale te "vjedhjes", pasi ne fillim te ketij viti ka vjedhur me thyerje nje banese private ne lagjen ku dhe jetonte. Pas informacioneve te marra ne rruge operative, Fraketi eshte kapur nga agjentet pas nje operacioni te befasishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›