E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patton Boggs shiti ARMO-n, ja konsulentët për Albpetrolin

Gazeta Shqip

Amerikanët mund të marrin 2 për qind nga shitja

Patton Boggs është një kompani e njohur amerikane, e cila merret kryesisht me lobimet, si dhe për të ofruar ndihmë në shitjen e objekteve strategjike. Patton Boggs ofron avokatinë në Kongresin amerikan. Me Shqipërinë ajo ka nënshkruar disa kontrata për lobimet në Kongresin amerikan. Prej disa vitesh qeveria shqiptare ka gjetur një partner të sigurt në realizimin e avokatisë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Kongresin dhe Senatin e SHBA-së. Patton Boggs u angazhua në udhëheqjen e procesit të privatizimit të kompanisë shtetërore ARMO, i cili u realizua në vitin 2008. Sipas faqes zyrtare të Patton Boggs, kompania ka kryer me sukses procesin e privatizimit të rafinerisë së naftës ARMO në një vlerë që shkon në mbi 160 milionë dollarë. Konsulentët e Patton Boggs për këtë proces privatizimi ishin David J. Farber and Jude Kearney. Ministria e Ekonomisë ka kontraktuar sërish Patton Boggs për të realizuar shitjen e Albpetrolit, shifra paraprake mendohej se shkonte 420 milionë USD. Në këtë proces po merret sërish Jude Kearnye, si dhe David Brody, David Haian, Vicky Beasley McPherson dhe David Raboy. Ndërkohë që ende nuk është përcaktuar sa do të përfitojë Patton Boggs nga ky proces i privatizimit të dytë. Përflitet se kjo kompani do të përfitojë 2 për qind të vlerës totale të shifrës që do të përfitohet nga privatizimi. B.H.

Patton Boggs shiti ARMO-n, ja konsulentët për Albpetrolin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›