Disiplina, Laska i Laçit, personazhi VIP

Albania-sport Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, ka pasur në fokusin e punës së tij vetëm "peshq" të vegjël nga Kategoria e Parë, e Dytë dhe të moshave. Personazhi VIP i kësaj mbledhje ishte presidenti i KF "Laci", Pashka Laska, i cili goditi me grusht gjyqtarin e takimit Besëlidhja-Laci. Lasak u ndëshkua me katër muaj pezullim nga aktiviteti futbollisti (praktisht deri në fund të sezonit) dhe me 50.000 lekë gjobë.
Ja vendimet e plotë të Komisionit sipas fshf.org
KOMISIONI I DISIPLINES
Vendosi
1. Presidenti i K.F Lacit Z.Pashk Laska per goditje me grusht te arbitrit pezullohet nga aktiviteti futbollistik 4 (kater) muaj dhe gjobitet me 50.000 leke ne baze te nenit 4 kreu III pika 6 te K.D.Sportive.
2. Futbollistet, Ermal Gega i K.F Beslidhjes dhe Jetmir Nina i K.F Lacit per goditje me grusht te kundershtarit pezullohen 6 (gjashte) ndeshje ne baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive.
3. Futbollistet:
* Lorenc Tosku i K.F Rrogozhines
* Ermir Gosa i K.F Rrogozhines
per ofendim e kercenim te arbitrit pas ndeshjes pezullohen 3 (tre) ndeshje ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive.
4. Futbollisti i K.F Iliria Indrit Gjokeja shtyn e peshtyn kundershtarin pezullohet 2 (dy) ndeshje ne baze te nenit 26/1,a te K.D.Sportive.
5. Trainieri i Gramozit Ilir Qiriako per nxjerrje jashte fushes se lojes nga arbitri pezullohet 1 (nje) ndeshje ne baze te nenit 25/4 te K.D.Sportive.
6. K.F Cakrani per vonese te pajustifikueshme ne fillimin e ndeshjes gjobitet me 50.000 leke ne baze te nenit 24/5 te K.D.Sportive.
7. K.F Memaliaj per hedhje te sendeve te forta dhe nderprerje te ndeshjes si rezultat i mosmarrjes se masave te mjaftueshme organizative dhe te sigurise te baze te nenit 24/1,c pezullohet 3 (tre) ndeshje per te luajtur ne fushe asnjeanese.
8. Futbollisti i ekipit te Beslidhjes Erion Dushku per goditje me koke te kundershtarit pezullohet 6 (gjashte) ndeshje na baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive.
9. Futbollistet "U-17"
* Bruno Terihati i Skendise Durres
* Oltion Gjyzeli i Skendise Durres
pezullohen 2 (dy) ndeshje secili ne baze te nenit 26/1,a te K.D.Sportive.
10. Futbollistet "U-17"
* Redi Gjuzi i ekipit te Tiranes pezullohet 2 (dy) ndeshje ne baze te nenit 26/1,a te K.D.Sportive.
11. Ne baze te dokumentave te paraqitura, reklamimi i bere nga ana e trainierit te Bilisht Sport nuk ka baza per te marre ne konsiderate.
Kunder vendimit lejohet ankimim brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit te FSHF-se.
Kryetar Sekretar Anetar
Eno Bushi Ramazan Rragami Saimir Dauti