Kek: “Të përfaqësohemi denjësisht me Shqipërinë”

Nga Klodiana Bufi dhe Andi Nuraj
Albania-sport- "Do të jetë një përballje e vështirë. Shqipëria ka lojtarë mjaft të mirë". Këto ishin dy fjalitë e para të teknikut të Sllovenisë, Matjazh Kek, me të mbërritur në terminalin e ri të aeroportit ndërkombërar të Rinasit. Kek u shfaq përpara medias shqiptare më i ftohtë në deklaratat e tij në raport me ato për median e vendin të tij gjatë përgatitjeve në Slloveni. "Shpresoj se dhe ne si skuadër e re do të përfaqësohemi dënjësisht kundër Shqipërisë. Nuk kam deklaruar asnjëherë se nënvlerësoj kundërshtarin. Shumica e lojtarëve shqiptarë luajnë në skuadra të njohur në Europë dhe, për këtë arsye ekipi juja (Shqipëria) është favorit", shtoi Kek për mediat shqiptare. "Por, - tha më pas slloveni, - është edhe një motiv më shumë për lojtarët tanë". Kjo është hera e tretë që Shqipëria do të ndeshet me Slloveninë, kur në të dy të parat, të vlefshme për eliminatoret e Euro 200, ka humbur me rezultat të pastër. Në takimin e luajtur, më 9 qershor 1999, Shqipëria humbi në "Qemal Stafa" me rezultatin 0-1 (gol i Zahovic me 11-metërsh), ndërsa në atë të kthimit, më 18 gusht të vitit 1999, në Lubjanë sllovenët vendas fituan me rezultatin 2-0. Në të dyja takimet drejtues i bankinës kuqezi ka qenë trajneri Astrit Hafizi. Nga lojtarët shqiptarë që kanë luajtur në ato ndeshje në listën e thirrur nga Oto Baric dhe të drejtuar tashmë për arsye objektive nga kroati tjetër, Slavko Kovacic janë futbollistët Erjon Bogdani, Alban Bushi, Altin Lala dhe Altin Haxhi. Trajneri i portierëve të Kombëtares, Foto Strakosha në ato dy ndeshje ka qenë në rolin e portierit. Në renditjen e fundit të FIFA-s, atë të muajit mars 2007, Shqipëria tani është 88-ta, ndërkohë që Slloveninë, kundërshtari ynë i 24 marsit, e shohim në vendin e 72. Shqipëria nën drejtimin e trajnerit kroat në tri ndeshje ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë me Bjellorusinë (2-2, më 2 shtator 2006, Minsk), ndërsa ka humbur dy të tjera: me Rumaninë (0-2, më 6 shtator 2006, Tiranë) dhe me Holandën (2-1, më 11 tetor 2006, Amsterdam). Renditja e grupit tonë Grupi G ND F B H GSH GP Pikë Holanda 4 3 1 0 7 2 10 Bullgaria 4 2 2 0 7 3 8 Rumania 3 2 1 0 7 3 7 Bjellorusia 4 1 1 2 7 10 4 Sllovenia 3 1 0 2 4 7 3 Shqipëria 3 0 1 2 3 6 1 Luksemburgu 3 0 0 3 0 4 0 KUSH ËSHTË TRAJNERI I SLLOVENISË, MATJAZH KEK Matjazh Kek (është lindur më 9 shtator 1961 në Maribor) është një një ish-futbollist i njohur slloven dhe tashmë është kryetrajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Sllovenisë. KARIERA SI LOJTAR Kek nisi karierrën e tij si fubollist profesionist me NK Maribor në vitin 1979, duke luajtur për fanellën e këtij klubi pë pesë sezone, përpara se të transferohej në klubin austriak SV Spittal/Drau në vitin 1984, ku shpenzoi katër sezone. Prej andej ai u transferua në një tjetër klub austriak, Grazer AK të Bundesligës 1, për të cilin luajti 5 vjet. Pas kësaj ai u rikthye te Maribor, për të cilin luajti nga viti 1995 deri në vitin 1999, ku fitoi tre tituj kampionë me Slloveninë, përpara se Kek të tërhiqej nga futbolli i luajtur. Ai e shpenzoi karrierën e tij futbollistike duke luajtur si mbrojtës, në më të shumtën si qendërmbrojtës dhe ai është i njohur për aftësisë e tij drejtuese në fushë. KARIERA SI TRAJNER Menjëherë pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, Kek qëndroi te Maribor në rolin e asistent-trajner për një sezon, përpara se ai të ishte drejtues i atij ekipi në vitin 2000. Kek fitoi qysh në drejtimin e tij të parë titullin kampion të Sllovenisë në sezonin 2000-2001. Nën udhëheqjen e tij, NK Maribor fitoi edhe titullin e sezonit 2002-2003. Në vitin 2006, Kek u bë drejtues i Sllovenia U-15 dhe U-16. Më 3 janar të vitit 2007, Matjazh Kek u emërua si trajneri i ri i Kombëtares Sllovene. Ndeshja kundër Shqipërisë është për Kek takimi i parë zyrtar, ndërkohë që në atë miqësor të zhvilluar kundër Estonisë, më 7 shkurt fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0.