Ervin Skela jo pjese e ekipit qe do luaje ndaj Frances e Rumanise
Rinovimi pritej që të niste pas Francës e Rumanisë, por duket se planet kanë ndryshuar. Trajneri Josip Kuzhe shkaktoi jo pak të papritura me listën që shpalli për ndeshjen që do të luajë më 7 tetor në Paris dhe 11 tetor në Tiranë, të vlefshme për eleminatore e Euro 2012-ës, takime që do të jenë të fundit në grup.
Ervin Skela, një nga kolonat e ekipit kuqezi në 11 vitet e fundit, nuk është pjesë e kombëtares për këto dy sfida dhe besohet se e ka mbyllur një herë e mirë karrierën e tij të shkëlqyer në përfaqësuese.
Por, habi nuk shkaktoi lënia jashtë e Skelës, veçse disa nga emrat e rinj të thirrur. Në mbrojtje, i ri do të jetë Sallaj dhe po ashtu edhe shkodrani Sykaj. Në mesfushë janë ftuar Roshi nga Këlni gjerman si dhe Lilaj nga Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.
Në ekip mungon Debatik Curri i dëmtuar, ndërsa tek portierët, Hidi e Shehi do të jenë alternativat ndaj Samir Ujkanit. Më i pandryshueshmi është reparti i sulmit ku do të jenë emrat e njohur Bogdani, Salihi, Bakaj, Januzi e Kapllani. i pari nuk do të mund të luajë në ndeshjen ndaj Francës, për shkak pezullimi.
Shqipëria ndodhet në vendin e parafundit në grup, me 8 pikë pas 8 ndeshjeve, duke pasur fare pak shpresa për t’u ngjitur ndonjë vend më lart.