Mesi dhe Kubala

E gjithë bota mban sot në gojë emrin e Lionel Mesit dhe brohoret me të madhe gurin kilometrik të radhës që ka arritur argjentinasi. Kjo, pasi numri 10 i Barcelonës shënoi dy gola në portën e BATE-s së Borisovit në Champions dhe arriti Ladislao Kubalën në kuotën 194.
Natyrshëm që Mesi është një Yll polar dhe një pikë reference në këtë botë të madhe të futbollit, por ata që e njohin historinë, e dinë se Kubala ishte edhe ai vetë një figurë e jashtëzakonshme.
Aq e madhe sa që iu deshën 24 ndeshje më pak se Mesi për të arritur në kuotën 194 gola. Duhet theksuar edhe fakti se hungarezo-spanjolli ishte një sulmues, jo një lojtar që luan më larg zonës si Leo.
Një përfaqësues i shkëlqyer i traditave të përziera të Europës Qendrore, Kubala ishte edhe hungarez, edhe sllovak, ndërsa luajti edhe për Hungarinë, Çekosllovakinë dhe Spanjën. Një refugjat që ikur nga komunizmi i Hungarisë, ai vuajti jo pak dhe vetën 24 vjeçar debutoi tek Barça. Më 1999, tifozët katalanas e votuan si më të mirin lojtar që ka luajtur ndonjëherë për ekipin e tyre.
E vërtetë, por deri më 1999, për Barcelonën nuk kishte luajtur ende Mesi. Gjithsesi, media barceloniste nuk harron të theksojë se “pa Kubalën, nuk do të kishte “Kamp Nou” dhe pa “Kamp Nou” nuk do të kishte Mesi”. Ndaj, Leo e di se duhet t’i heqë kapelën refugjatit të dikurshëm që u arratis në karrocerinë e një kamioni. Edhe pse gjithkush e kupton se kurrë nuk ka luajtur për Barcelonën një lojtar më i mirë se Lionel Mesi.