Minatoret lene greven u arrit marreveshja
Minatorët e Bulqizës lënë sot grevën e urisë, një ditë pasi përfaqësuesit e nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Taf Koleci nënshkruan një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare "ACR".
Marrëveshja i jep fund protestave maratonë si dhe grevës së urisë e cila dje hyri në ditën e 11-të, sot ishte dita e 12- të
Siç ishte paralajmëruar nga Taf Koleci, sot rreth orës 9:00, nëntë minatorët ndërprenë grevën e urisë.
Mësohet se gjatë takimit të organizuar dje në Tiranë, është rënë dakord që të plotësohen të gjitha kërkesat e minatorëve, përveçse kërkesës për largimin nga detyra të drejtorit të minierës, Medat Zogu. Gjatë takimit me krerët e kompanisë "ACR" u ra dakord që të plotësohen këto kërkesa: Të ketë transparencë të plotë të investimeve në minierën e Bulqizës (nga niveli 16 në nivelin 20; rritje të pagës neto me 20 për qind; pagim të ditëve të grevës (dy muaj) si dhe përmirësimin e kushteve të minatorëve në punë.