Derbi “gjerman” në Turqi, humbet Brigeli

Karl-Heinc Feldkamp, trajneri i kampioneve të Gallatasaraj në Turqi fitoi duelin e trajnerëve gjermanë në futbollin turk të kategorisë maksimale, në një ndeshje pa shikues. Trajneri 73-vjecar i Gallatasajit, Feldkamp fitoi 1-0 me ekipin kryeqytetas turk, Ankarugucu që drejtohet nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, 52-vjecari Hans Peter Brigel, i cili pranoi edhe superioritetin e kundërshtarit. Gallatasarj i ka fituar tri takimet e para, ndërsa Ankarugucu pësoi humbjen e para dhe me gjashtë pikët e grumbulluara renditet në vendin e shtatë.