Ervin Skela nuk do rikthehet te Kotbuz
Ende nuk dihet se cila do te jete e ardhmja e mesfushorit te Kombetares se Shqiperise Ervin Skela por nje gje eshte tashme e sigurt ai nuk do te rikthehet tek Energi Kotbuz me te cilin ka luajtur ne sezonet 2007-2009. Nje gje e tille ishte perfolur shume gjate diteve te fundit pasi mesfushori fantazist i ish-klubit te shqiptarit kinezi Jiayi Shao ka pesuar nje demtim te rende ne menisk dhe do te qendroje larg fushes deri ne muajin janar. Ai qe ka bere te njohur refuzimin e kapitenit te Kombetares shqiptare ishte vete trajneri i Energie Kotbuz Klaus-Dieter Vollitc. Skela ishte nje mundesi per ne pasi do te deshironim te rikthehej. Por ai na ka refuzuar dy here ne momentet qe une ia kerkova nje gje te tille. Tani ai nuk eshte me alternative per ne tha Vollitc. Per momentin shqiptari vazhdon te mbetet pa skuader profesioniste nderkohe qe aktivizohet ne radhet e ekipit te dyte te Shalkes i cili militon ne ligen e trete gjermane.