E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela rinovon kontratën me Energie Cottbus

Ervin Skela rinovon edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me Kotbusin në Bundesligën I. Skela pati kërkuar të nënshkruante deri në vitin 2012, pavarësisht sesi do të rridhnin ngjarjet për Kotbusin, edhe nese do të binte nga kategoria.

Kontrata e tanishme parashikon se, në rast se klubi bie në Bundesligën II, atëherë kontrata mund të zgjidhet nëse dëshiron njëra palë. Skela mbërriti tek ky klub në verën e vitit 2007, pas një eksperience të hidhur tek Askoli në Serinë A. Deri tani tek Kotbusi futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë 8 gola.

“Me rinovimin e kontratës, Energie Cottbus dhe Ervin Skela konfirmuan dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Të dyja palët kishin ambicie të njëjta, dhe kjo i lehtësoi së tepërmi bisedimet”, deklaron menaxheri i klubit, Shtefen Haidrish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›