Shkodranët apelojnë gjykimin e Tanush Latifit
Tiranë - Vllaznia është e vendosur të apelojë gjykimin në përballjen e fundit me Dinamon për Kupën e Shqipërisë. Shkodranët akuzojnë gjyqtarin Tanush Latifi dhe nihmësit e tij, Lame dhe Elezi, si shkaktarë të humbjes së tyre 1-2 përballë kryeqytetasve në ndeshjen e parë çerekfinale. Ditën e djeshme drejtuesit e Vllaznisë kanë arritur të grumbullojnë të gjitha pamjet televizive në kanalet lokale dhe kombëtare, dhe më pas i kanë analizuar rastet me imtësi.
Sipas shkodranëve, në rastin e shënimit të golit nga Sefa duket qartë që topi është dërguar me dorë në rrjetë, dhe jo me kokë. Në minutën e 75-të pretendohet për një penallti, pasi topi është prekur dukshëm me dorë brenda në zonë. Sipas tyre, gjyqtari ka qenë fare pranë, por, në mënyrë të çuditshme ka lejuar avantazhin.
Shkodranët pretendojën se Latifi nuk ka akorduar edhe dy kartona të kuq për dinamovitët, pasi ka patur ndërhyrje nga prapa, ndërkohë që futbollistët ishin ndëshkuar më parë me kartona të verdhë.
Të gjitha këto raste flagrante kanë detyruar drejtuesit e Vllaznisë të apelojnë gjykimin e kësaj ndeshjeje pranë organeve kompetente në FSHF.