Ervin Skela stërvitet me skuadrën e Koblenz

Ervin Skela ka filluar stërvitjen me skuadrën e Koblenz. Njohja e hershme me trajnerin Uve Rapolder i ka dhënë mundësinë shqiptarit që të fillojë stervitjen në mënyrë që të jetë në një formë sa më të mirë fizike dhe i gatshëm për edicionin e ri futbollistik. Kjo nuk do të thotë që Skela sezonin e ri të luajë me Koblenzin megjithse kjo skuadër është e interesuar për Kapitenin e Kombëtares. Për Skelën interesohen shumë skuadra nga kampionate të ndryshme si ai gjerman ,grek dhe turk.