Tepelenë, policia asgjeson 98 rrënjë bimë narkotike
Efektivat e policisë së Tepelenës asgjesuan në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të lumit Bënçë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Tepelenës, në jug të vendit, 98 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Lënda narkotike kultivohej pranë shtratit të lumit Bënçë, në afërsi të fshatit që mban të njëjtin emër, në një parcelë të pyllëzuar që ishte hapur rishtaz". Në këtë parcelë ishin të mbjella 98 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 70 deri në 90 centimetra të larta", thanë burimet e mësipërme.