E Diel, 1 Nëntor 2026

​Erza Muminoviq në luftë për medaljen e bronztë në Taranto 2026

PRISHTINË, 28 gusht /ATSH/ Erza Muminoviq është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka kaluar me sukses luftën e dytë të repasazhit, duke e mposhtur me Ippon algjerianen Rahma Ghalima.

Pas këtij triumfi, Muminoviq ka siguruar luftën për medaljen e bronztë, ku do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez Salvador.

Erza do të kërkojë edhe një fitore në përballjen vendimtare, me synimin për të siguruar një medalje për Kosovën në Taranto.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›