Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

PRISHTINË, 28 gusht /ATSH/ Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, po mban ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e dekretimit morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
/Kosovapress/