Erzen Brecani quan Edi Ramën ‘Hitler', pezullohet 1 muaj nga detyra
TIRANË- Pezullohet 1 muaj nga detyra Zv/drejtor i policisë së Tiranës, Erzen Brecani.
Vendimi është marrë nga kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burga një ditë pas publikimit të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Zv/drejtor i policisë së Tiranës etiketonte kreun e PS njëherësh kryeministrin e ardhshëm si “Hitler dhe Enver Hoxha i dytë”.
Zv/drejtor i policisë së Tiranës, Erzen Brecani në këtë mesazh i bënte thirrje gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
Brecani i cili aktualisht mban postin e zv/drejtor të policisë së Tiranës ka pasur jo pak incidente me partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e ‘Petro Nini Luarasit’, pasi përmbaruesi privat tentoi ti nxirrte jashtë banesave.
Ndërkohë, që kreu i PS-së Edi Rama dhe selia rozë, kanë sulmuar vazhdimisht Policinë e Shtetit si të implikuar me 'kupolën e krimit' në vend.
POSTIMI I BRECANIT NE 'FACEBOOK'
“Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturen Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizem do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani.
vijon...