Dhimbja e madhe e babait: Djalin e gjeta te mbytur në gjak, kishte mbaruar
TIRANE- "E gjeta tim bir të mbytur në gjak dhe pa ndjenja..." Babai i 22-vjeçarit që u vra me thikë tre ditë më parë në kryeqytet e ka shumë të vështirë që të flasë për momentin kur ai gjeti djalin e tij të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja. Me mjekrën që i dridhet, Artan Mitro rrëfen për "Gazetën Shqiptare" tmerrin kur me duart e tij ka hipur në makinë trupin e Arbrit për ta dërguar në spital. "E hipa në makinë, por ai kishte mbaruar që në momentin që e gjeta në tokë. E hipa në makinë, sepse shpresoja që ai të ishte gjallë", pohon me lotët që nuk i mbarojnë, babai i Arbër Mitros, i vrarë tre ditë më parë nga 27-vjeçari Elton Bajraktari. Eralda është motra e 22-vjeçarit, e cila këtë shtator priste që të bëhej nuse, por tashmë në sytë e saj nuk ka më gëzim. "Më ka ikur drita e syve", rrëfen Eralda Mitro. 22-vjeçari, Arbër Mitro u vra pasditen e së dielës në afërsi të zonës së "Don Boskos", nga Bajraktari pas një sherri për lojën e futbollit të fëmijëve të lagjes, sepse autori i ngjarjes nuk duronte dot zhurmat.
Si e morët vesh për djalin tuaj?
Unë punoj përgjegjës i sigurisë tek KQZ-ja dhe isha aty duke kontrolluar rojet në punën e tyre. Më ra telefoni dhe më mori nusja dhe më tha hajde tek dyqani, pse nuk po vjen. U nisa me biçikletë dhe kur shkova pranë dyqanit në afërsi të zonës së "Don Boskos", pa u afruar mirë tek dyqani, gjeta Arbrin të shtrirë në tokë. E hodha biçikletën dhe u afrova pranë tij, e thirra disa herë në emër "Arbër, Arbër", por ai nuk m`u përgjigj. E hipa në makinë për ta çuar në spital, por ishte e kotë. Arbri kishte ndërruar jetë që në vend, por unë shpresoja që ai të ishte gjallë...
Ju kishte thënë Arbri se kishte pasur ndonjëherë konflikte me autorin e krimit?
Jo, ne nuk e njohim autorin. As Arbri nuk më ka thënë asgjë, sepse Arbri ishte djalë shumë i shoqërueshëm dhe asnjëherë nuk kishte konflikte me njeri. Neve na thanë në lagje që autori i ngjarjes, njihej si problematik, por më tepër nuk dimë gjë. Më kanë thënë që autori e ka pranuar krimin në polici me gjakftohtësi, duke u shprehur "Nuk e dija se do të vdiste".
Sa plagë kishte marrë në trup Arbri?
Kishte marrë vetëm një goditje në zemër, e cila i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Kur e gjeta unë, ai ishte mbuluar në gjak...
Çfarë mbani mend nga Arbri?
Do mbaj mend gjithmonë buzëqeshjen e tij, sa herë që vinte në shtëpi dhe puthte nënën në ballë. Arbri ishte djalë i hedhur, donte që çdo gjë në jetë ta siguronte vetë. Ishte presidenti i shkollës "Qemal Stafa", nuk ngeli shok i tij pa ardhur. Vazhdonte studimet për informatikë dhe priste të diplomohej. Një ditë para se të ndodhte ngjarja, erdhi dhe më tha: "Babi, do nis punë me rrogë, më ka përzgjedhur një kompani IT"... (qan)...
Juve kishit edhe dasmë këtë vit?
Motra, Eralda: Po, kishim prerë dasmën në shtator. Unë nuk e di si qëndroj në këmbë. Më ka ikur drita e syve.
Sa e lidhur keni qenë me vëllain tuaj?
Ishim gjithçka për njëri-tjetrin. E kisha shok, e kisha vëlla, e kisha çdo gjë... Arbrin e donin të gjithë...
(e.m/GazetaaShqiptare/BalkanWeb)