Esad Karishik i merr vendin Alimehmetit
Esad Karishik eshte trajneri i ri i Elbasanit duke zevendesuar ne bankinen verdheblu Krenar Alimehmetin te shkarkuar menjehere pas humbjes me Skenderbeun 1-0. Boshnjaku i cili eshte i njohur per punen e tij rezultative te Apolonia nenshkroi nje kontrate gjashtemujore dhe do te perfitoje 3500 euro ne muaj. Elbasani rezultoi skuadra me e dobet e 16 javeve te para duke grumbulluar 12 pike por qe gjenden ne fundin e tabeles me 9 te tilla pas 3 pikeve te hequra me nje vendim te FIFA-s per shkak te mospageses se lojtarit Darko Peric. Stervitja e pare e Elbasanit nen drejtimin e Esad Karishikut do te nise me 3 janar nderkohe qe per periudhen 8-17 janar verdheblute do te zhvillojne nje minifaze ne Oher te Maqedonise. Keshtu Esad Karishik rikthehet ne Shqiperi pas gati 14 muajsh qyshkur ai dha doreheqjen ne menyre enigmatike nga Apolonia e Fierit me 15 nentor te vitit te kaluar pas 10 javeve te para te sezonit 2009-2010. Karishik arriti te formatonte nje Apoloni te forte ne 10 javet e para te sezonit 17 pike 5 fitore 2 barazime 3 humbje por me sa duket rol paresor ne vendimin e parevokueshem te Karishikut ka pasur humbja 2-3 me Kastriotin ne shtepi. Me pas Karishik u prononcua se ishte larguar pasi nuk i duronte dot nderhyrjet per tia bere formacionin te tjeret. Bankinen e Apolonise e mori Hasan Lika por ky i fundit nuk arriti ta mbante ne Kategorine Superiore. Kam ardhur ne Elbasan per te ngritur ekipin ne majat e futbollit - u shpreh trajneri i ri gjate prezantimit. - Kam pranuar me kenaqesi pas ofertes se presidentit Laze. Kam degjuar per Elbasanin nje ekip me tradite qe ka shkruar historine ne futbollin shqiptar por qe momentalisht ndodhet ne nje pozicion te veshtire ne fundin e renditjes. Kam shume besim qe brenda nje kohe te shkurter skuadra do te rikthehet aty ku e meriton. Nderkohe presidenti Laze e ka cilesuar Karishikun si nje nga trajneret me te mire duke i dhene besim te plote te idete e tij per rikthimin e Elbasanit. Sipas drejtuesve verdheblu puna per ndertimin e ekipit do te nise me 4 janar. Me afrimin e trajnerit pritet qe ne Elbasan te zbarkojne edhe disa futbolliste nga Bosnja. Trajneri ne fjale do te jete trajneri i katert qe do te drejtoje kete sezon nje skuader shqiptare. Kampionatin e 72-te Kombetar e nisen dy trajnere te huaj malazezi Mojash Radonjic i shkarkuar nga Vllaznia pas 8 ndeshjesh ne stol eshte Mirel Josa dhe argjentinasi Luis Manuel Blanko i larguar pas 16 javesh nga Dinamo pasuesi i tij pritet te jete Ilir Daja. Aktualisht ne stolin e Bylisit eshte maqedonasi Nikola Ilievski por ish-trajneri i kombetares se Maqedonise e ka deklaruar disa here doreheqjen pavaresisht se ajo nuk eshte pranuar kurre nga presidenti ballshiot Besnik Kapllanaj. Elbasani behet keshtu ekipi i gjashte i Superliges qe do te drejtohet kete sezon nga nje trajner i dyte. Ne fakt Shkumbini dhe Besa drejtohen nga trajneret e tyre te trete.