Morati mendon per hakmarrjen perfekte

Presidenti i Interit kerkon te afroje Maldinin ne stafin drejtues. Ranokia le Xhenovan me 29 dhjetor do te shkoje ne Apiano Xhentile
Pasi afroi Leonardon ne mendje kishte Kakane ndersa tani Morati po mendon te zbuloje aktin e fundit te hakmarrjes se tij. Oret e fundit numri nje i Interit po mendon qe ti ofroje nje rol drejtuesi legjendes se Milanit Paolo Maldinit. Ashtu sic nenvizon edhe La Gazzetta dello Sport te dy palet pra si Morati ashtu edhe Maldini asnjehere nuk kane fshehur stimen e ndersjelle qe kane per njeri-tjetrin.
13 - 25
Kalimi nga ngjyrat zikalter tek kuqezi i lojtareve si Zidorf Pirlo dhe tani ne fund Ibrahimovic duket se po shtyjne Moratin qe te kerkoje hakmarrje. Kjo do te jete shume e forte duke qene se ne fillim Interi mori Leonardon. Braziliani ka kaluar 13 vite te jetes se tij tek Milani. Si futbollist mund te kete qene diskret por ne rolet e tjera sidomos ne ate te menaxherit ai ka bere shume ka sjelle ne Milano emra si Kaka Pato e Tiago Silva. Nderkohe qe Maldini konsiderohet si nje nga simbolet e Milanit edhe pse pas 25 viteve bashkejetese palet nuk u ndane ashtu sic duhet ne takimin e fundit tere San Siroja fishkelleu legjenden me numrin 3.
Ranokia le Xhenovan
Demtimi i Valter Samuelit e ka shtyre Interin qe te kerkoje nje tjeter mbrojtes. Ne fakt skuadra zikalter ne kete rast vetem se ka pershpejtuar ritmet. Morati ka siguruar dje sherbimet e te riut Andrea Ranokia qe ne fakte hynte ne planet e Interit te sezonit te ardhshem. Mbrojtesi i ri dje shkoi ne Borgeziana te Romes vendi ku po ben pergatitjet skuadra xhenoveze vetem per tu pershendetur me shoket e skuadres stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Po dje Ranokia u largua nga Roma pasi me 29 dhjetor do te shkoje ne Apiano Xhentile atje ku do te vihet menjehere ne dispozicion te Leonardos. Keshtu Morati per 50 te kartonit te lojtarit gjysmen tjeter Interi e kishte prej kohesh i ka dhene Xhenovas plot 12 milione euro dhe 50 te kartonit te Matia Destros gjysmen tjeter Xhenova e kishte marre me pare. Nderkohe dy klubet ne fjale kane gjetur edhe nje gentlemens agreement per faktin se ku do te stervitet i riu. Keshtu Ranokia edhe pse zyrtarisht do te jete lojtari i Interit qe nga data 29 dhjetor vetem me date tre janar mund te stervitet me zikaltrit. Po dje per kete marreveshje ka dhene detaje te metejshme vete numri nje i Xhenovas Enriko Preciozi. Nga njera ane - tha Preciozi - me vjen keq qe lashe te ikte nje lojtar te tille. Por nga ana tjeter them se keto zgjedhje nje here duhen bere. Tani mendoj se pas akordit qe arritem te dyja palet dalin te kenaqura. Ranokia eshte nje djale i zgjuar dhe shume i zoti une tani vetem mund te mburrem me faktin se e kam zbuluar nje talent te tille.
Bronxeti Kaka tani kushton 50 milione euro Perezi nuk do ta shese kurre
Kalimi i Kakase tek Interi nuk do te ndodhe pasi presidenti Florentino Perez e cileson si te pashitshem brazilianin deklaroi agjenti me licence te FIFA-s Ernesto Bronxeti. Italiani i konsideruar si nje prej njohesve me te mire te drejtuesit me te larte te gjigandeve madrilene nuk beson ne spekulimet aktuale te mediave. Reali nuk eshte i gatshem te shese Kakane - tha Bronxeti. - Me Florentinon kemi nje miqesi dhjetevjecare dhe vetem perpara pak ditesh fola me te. Ishte blerja e premtuar gjate fushates presidenciale dhe aq kokeforte sa ceshte Perez nuk do ta shese kurre. Maikon Nuk ka asnje interes nga Reali. Me tej italiani vazhdoi Kaka i kushtoi Realit 70 milione euro prandaj ai nuk mund te shitet per me pak se 50. Morati nuk e ka nje shume te tille parash por edhe sikur te vendose te beje nje cmenduri do te kete nje konkurrent tjeter si Celsi ekip i gatshem per te bere gjithcka per brazilianin.
Ne intervisten e tij Bronxeti preku edhe ceshtjen e mberritjes se Leonardos tek Interi dhe ate te merkatos se Milanit. E prisja mberritjen e Leonardos qekur degjova zerat e pare. Per Moratin eshte nje lloj hakmarrjeje per Ibrahimovicin edhe pse duhet thene qe Leo e meritonte kete shans te dyte si trajner ne nje ekip te madh.