E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Dinamo cmendin merkaton

Muzaka ne dileme Tiranen apo Skenderbeun. Sefa largohet nga Dinamoja e pret Besa

Edhe pse afati zyrtar i nisjes se merkatos dimerore eshte 3 janari i 2011-s shume prej drejtuesve te klubeve me te medha shqiptare kane menduar per tu bere dhuratat e Vitit te Ri qe tani tifozeve te skuadrave perkatese.

Aksi Tirane ndash Korce ndash Vlore

Ne ditet ne vazhdim duket se e tere merkatoja do te varet nga ajo cka mund te ndodhe midis skuadrave te aksit Tirane ndash Korce ndash Vlore. Keshtu epiqendra e merkatos duket se eshte Tirana dhe Dinamo. Se pari deri me tani nje gje eshte e sigurt Gjergji Muzka sezonin e dyte nuk do ta luaje me me fanellen blu. Keshtu mesfushori i krahut i Dinamos eshte midis Tiranes dhe Skenderbeut. Ekipi korcar nese siguron sherbimet e Muzakes atehere do ti dergonte Dinamos nje sulmues. Behet fjale per Berkicin qe pas ardhjes se Cikalleshit nuk ka me vend ne skemat e Muces. Nderkohe ne qofte se Muzaka do te kaloje tek Tirana atehere klubi bardheblu do te ishte gati qe te sakrifikonte Sebino Plakun. Prej kohesh numri 9 i Tiranes eshte molla e ndaluar e Flamurtarit qe nga ana e tij e kerkon ta marre falas Refik Halili heq dore prej Plakut vetem ne kembim te 30 mije eurove. Per sa i perket Tiranes dhe Dinamos dy klubet ne fjale duket se kane prioritete te ndryshme. Bardheblute gjate merkatos dimerore mund te sigurojne sherbimet e Ervin Bulkut dhe te Xhevahir Sukajt nderkohe qe Dinamo ka larguar Fatjon Sefen drejt Kavajes.

Besa shopping ne Peqin

Pjesa e dyte e sezonit per ekipin e Beses se Kavajes mund te jete shume me e embel sesa ajo e para pas 16 takimesh verdhezinjte ndodhen ne vendin e parafundit ne kuoten e 15 pikeve. Keshtu ekipi i Bizhdilit siguroi dje sherbimet e qendersulmuesit te Dinamos Fation Sefa. Shtatlarti qe gjate pjeses se pare te sezonit u aktivizua shume pak nga Blanko do te tregoje aftesite e tij ne Kavaje. Perpos tij skuadra kavajase ka gati edhe dy goditjet e tjera. Behet fjale per Kotorrin dhe Mancakun. Portieri dhe sulmuesi i Shkumbinit me shume mundesi do te largohen nga Peqini dhe mendohet qe ti drejtohen Kavajes ku do te veshin fanellen e ekipit qe mbylli vjet kampionatin ne vendin e dyte. Nga ana tjeter pas listes se gjate te largimeve per shkak te kontratave te kripura me ish-presidentin Ylli Ndroqi peqinasit kane hartuar listen e afrimeve. Portieri Ervin Llani Elbasani Ylli Shameti dhe Elton Grami. Nga Shkumbini jane larguar Elvis Kotorri te Besa Emiljano Veliaj dhe Renato Arapi te dy te Skenderbeu dhe ne shitje e siper jane edhe Bledar Mancaku Bledar Hodo dhe Aleksander Kristevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›