E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esad Karishik merr sot drejtimin e Elbasanit

Esad Karishik do te zyrtarizohet sot si trajneri i ri i Elbasanit. Pas takimit qe boshnjaku ka bere dje me drejtuesit e klubit verdheblu eshte rene parimisht dakord qe te firmoset nje kontrate 6-mujore me te drejte rinovimi per nje vit. Burime te sigurta konfirmojne nje gje te tille teksa jane shprehur se sot do te marre ne dore drejtimin e ekipit. Gjithcka ishte lene per dje por meqenese ishte e diel dite pushimi aq me teper qe edhe stervitja ende nuk ka filluar drejtuesit e pane te arsyeshme qe sot te firmoset kontrata. Sigurisht qe detyra e tij paresore do te jete shpetimi i ekipit per te mos rene nga kategoria nje kusht ky i vene nga drejtuesit e ekipit. Nderkohe qe keta te fundit i kane dhene garanci boshnjakut per blerjen e lojtareve qe do ta perforcojne akoma edhe me shume ekipin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›