Esat Ademi, përballë Fidel Yllit për presidentin
Afati i fundit i depozitimit të kandidaturave për postet drejtuese të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar skadoi dje më 20 nëntor. Kandidatura e parë zyrtare ka mbërritur më 19 dhe është Fidel Ylli. Ndërsa dje nuk ka vonuar të shpallë kandidaturën e tij në një konferencë për shtyp dhe kandidati i dytë zyrtar për postin e presidentit të KOKSH-it Ai është presidenti aktual i Federatës së Peshëngritjes, Esat Ademi. Komiteti Ekzekutiv (KE) i mbledhur dje ka vendosur me unanimitet të plotë si kandidat për kreun e KOKSH-it Esat Ademin. "Përfitojmë nga rasti të kërkojmë mbështetjen e të gjitha federatave të tjera të sportit për kandidaturën e Esat Ademit, të bindur se nën drejtimin e tij KOKSH-i do të kthehet në një institucion serioz, demokratik e mbështetës real në zhvillimin e sportit në kryesi,"- thuhet në komunikatën për shtyp të kryesisë së peshëngritjes.