Të fortë jeni, si e përballoni mashtrimin me karburantin
Përshëndetje “Shekulli”! Përpara disa ditësh përfundova një vizitë tek prindërit në Tiranë, jetoj në USA prej 9 vitesh. Më bëri shumë përshtypje, çështja e çmimit të naftës aty. Është tmerrësisht i lartë. Dikush duhet të bëjë diçka për këtë. Të afërmit më thanë, madje, që veç çmimit të lartë, edhe cilësia është e keqe, madje edhe në peshimin e karburantit ka hile. Është gjynah nga zoti, që në një vend me të ardhura sa Shqipëria, të ketë një babëzi të tillë.
Argumenti që “është rritur nafta jashtë”, tashmë ka rënë. Nafta kushton tani 53 dollarë për fuçi (shkoi në 100 në periudhën e krizës).
Këtu ku banoj në SHBA, kam një karburant afër me shtëpinë. Mbyllet bursa në orën 4, dhe në orën 5 ulen çmimet. Tani është në rreth $2.30/gallon për "regular." D.m.th., 50 e ca cent për litër.Po flisja me kushërirën në Tiranë sot në telefon, e më tha që për të mbushur Mitsubishin që u kam dërguar unë nga SHBA-ja, duhen 120 e ca euro. Këtë Nissanin që kam unë, me serbator 64 litra, e mbush me nën 40 dollarë këtu. Si ia bëni me benzinën në këtë farë feje mashtrimi, ju e dini.