Mallkimi ynë: Futemi thellë në labirintet egoiste të përçarjes
Tragjedia jonë si shqiptarë është se gjithmonë kur jemi në momente të vështira kombëtare, në vend që të adresojmë mënyrat për të dalë nga këto predikamente, futemi thellë e më thellë në labirintet egoiste të përçarjes, në mënyrë për ta distancuar apo shfajësuar ndërgjegjen tonë patriotike.
Duhet t’i lëmë gjëagjëzat e së kaluarës dhe të kontribuojmë diçka konstruktive, sipas parimit që shumë herë e themi, por pak herë e zbatojmë: Mos pyet çfarë ka bërë vendi yt për ty, por çfarë ke bërë ti për vendin tënd.