E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ese per integrimin, perfitimet per fituesit e 3 cmimeve te para

Ministria e Integrimit ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes dhe me mbeshtetjen e Agjencise Gjermane per Bashkepunim Teknik, GTZ-se, do te organizojne konkursin studentore, per esene me te mire. Qellimi i ketij aktiviteti eshte perfshirja e studenteve ne ceshtjet e integrimit, pikerisht ne kohen kur procesi ka kaluar ne nje faze te rendesishme te tij, hyrjen ne fuqi te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Sipas burimeve nga UT, konkursi eshte i hapur per studentet e viteve te treta dhe te katra te Universitetit te Tiranes; Fakulteteve te Shkencave Sociale, Ekonomise dhe Drejtesise, te cilet do te japin me shkrim kendveshtrimin e tyre rreth procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Mbeshtetur ne njohurite e tyre rreth kesaj ceshtjeje, por edhe duke pasur ne dispozicion libra dhe materiale te Qendres se Informacionit dhe Dokumentacionit prane Ministrise se Integrimit, studente te ketyre fakulteteve, do te shkruajne ese, qe do te perzgjidhen dhe vleresohen nga nje juri ekspertesh te Ministrise se Integrimit dhe perfaqesues te UT-se. Punimet e paraqitura nga studentet do te vleresohen sipas disa kritereve qe lidhen me cilesine e te shkruarit, origjinalitetin e punimit, analizimin e ceshtjes dhe mosdaljen nga tema. Ndersa tema e esese do te kete te beje me perfundimin e procesit te ratifikimit te MSA-se, perfitimet dhe detyrimet qe burojne prej saj. Nje teme tjeter eshte "Shqiperia ne BE, te prirur per te qene sa me shpejt anetare apo per te permbushur cilesisht reformat", ndersa tema e trete ka te beje me procesin e Integrimit Evropian, proces i vullnetit politik apo i zhvillimit funksional.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›