E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi H1N1, Evropa 3 persona te prekur, por jashte rrezikut per jeten

Shifrat e te prekurve nga gripi i derrave ne Evrope, vazhdojne te rriten nga dita ne dite. Keshtu gjate dites se djeshme, jane raportuar 3 persona te prekur nga gripi i derrave, perkatesisht ne Britanine e Madhe dhe ne Spanje. Por lajmi i mire ne kete alarm per perhapjen e nje pandemie te rrezikshme, eshte fakti se te tre te infektuarit jane jashte rrezikut per jeten. Keto jane te dhenat zyrtare te Brukselit, te bera publike nga komisionerja per Shendetesine Andrula Vasili. "Tre personat e prekur nga virusi H1N1, jane drejt sherimit. Mendoj se kjo epidemi duhet quajtur gripi novele, pasi emri aktual na con ne drejtim te gabuar dhe mund te demtoje industrine e derrave. Vetem nje dite me pare, 7 vende te BE bashke me Meksiken rane dakord per rritjen e masave per parandalimin e semundjes". Perhapja e virusit detyroi OBSH, te rrise shkallen e gatishmerise nga tre ne kater. Sipas saj tashme eshte e pamundur te kontrollohet situata. Ne Meksike numerohen deri tani 152 viktima dhe mbi 1.600 te tjere te infektuar. Mendohet se virusi mund te kete prekur edhe Azine. Ne nje komunikate per media ministri meksikan i Shendetesise, Hozè Angel Kordova, tha se epidemia mund te jete ne fazen e renies, pasi numri i te prekurve shenon ulje, nga dita ne dite. Nga ana e saj Banka Boterore, ka deklaruar se eshte e gatshme te rrise fondet per te perballuar epidemine.

Buxheti

Vetem dy dite me pare 205 milione $ u akorduan per Meksiken. Sipas mediave te huaja, viktima e pare e gripit te derrave, u shenua ne daten 9 prill. Behet fjale per nje grua meksikane, e cila kishte probleme te natyres pneumonare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›