Gjuhet e huaja, 80 per qind mbetes
Pedagoget detyrohen te japin mesim ne gjuhen shqipe dhe jo ne ate, per te cilen studiohet
Pjesa derrmuese e studenteve te Gjuheve te Huaja, jane te destinuar ta marrin diplomen me disa vite vonese, per shkak se niveli i tyre eshte mjaft i dobet. Keshtu, rreth 80 per qind e studenteve te vitit te pare, jane mbetes ne te pakten nje lende, dhe eshte pikerisht kjo arsyeja pse mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe. Kane qene vete drejtuesit e ketij fakulteti, ata qe kane konfirmuar nivelit e dobet te studenteve te tyre. Gjithashtu, nje pjese e madhe e studenteve jane mbetes ne te pakten tri lende, duke rrezikuar keshtu vitin akademik. Edhe ata vete, e kane pohuar nje gje te tille, duke u shprehur se e kishin zgjedhur kete dege vetem e vetem qe te mos mbetnin pa nje shkolle te larte. Stafet drejtuese jane ankuar se frekuentimi i studenteve ne oret e leksioneve apo seminareve, eshte i ulet dhe se ata nuk mund te bejne asgje nese studentet nuk kane piken e deshires qe te studiojne. Keshtu, pedagoget jane te detyruar qe shume ore mesimi t'i japin ne gjuhen shqipe, gje qe nuk eshte e lejueshme dhe nuk i ndihmon studentet te pervetesojne gjuhen e huaj, per te cilen studiojne. Sipas pjeses me te madhe te studenteve, hyrja ne italisht, anglisht, gjermanisht, apo gjuhe te tjera ka qene nje zgjidhje per te mos mbetur pa arsim te larte. Niveli i nxenesve mbetes, eshte me i larte ne vitet e para. Sipas statistikave te dekanatit te Fakultetit te Gjuheve te Huaja, rreth 80 per qind e totalit te studenteve jane mbetes ne te pakten tri lende. Rezultatet me te dobeta mesohet t'i kene studentet qe studiojne gjuhen turke. Keshtu, mesohet se vetem 3 per qind e tyre arrijne ta kalojne vitin, ndersa ne italisht, kalojne vetem 13 per qind e tyre, shifer mjaft e ulet kjo. Nderkaq, ne gjermanisht e rusisht kalojne vetem 6 per qind. Sikurse behet e ditur edhe studentet qe studiojne anglisht jane te nje niveli mjaft te dobet. Edhe pse kriteret per te fituar atje kane qene te rrepta dhe jane pranuar maturante qe kane fituar mjaft pike ne provimet e Matures Shteterore, rreth 50 per qind e tyre nuk e njohin fare kete gjuhe. Nderkaq, disa maturante kane pohuar se kane studiuar per gjuhen e anglishtes ne shkolle te mesme dhe s'kane arritur qe te fitojne. Keshtu, i bie qe kane fituar maturante, mjaft te dobet.
L. Ndoka