Humbjet energjise ne Shqiperi, me te lartat ne Evrope
Humbjet ne rrjetin e shperndarjes se energjise ne vendin tone, jane me te larta ne Evrope. Ky eshte konstatimi qe kane bere drejtuesit e kompanise ceke, "CEZ". Per shkak te situates alarmante ne kete drejtim, ceket kane vendosur qe fillimisht te ndermarrin masa emergjente ne minimizimin e humbjeve te energjise. Per te kete qellim, ata do te perqendrojne te gjithe fluksin e investimeve ne rrjetin e shperndarjes dhe jo ne shtimin e burimeve te reja te energjise. Sasia e humbjeve totale, ne rrjetin e energjise ne fund te 2008 ishte 2,139 GW/h. Ato perbejne 32.4 per qind te sasise se energjise te disponueshme per perdorim. Humbjet ne shperndarje jane rritur 2.9 per qind. Sipas institutit te Statistikes ato do te vazhdojne te zene pjesen me te rendesishme te humbjeve ne rrjet, me 90 per qind. Ne programin e investimeve kompania ceke ka llogaritur te investoje per rrjetin e shperndarjes gjate pese viteve te para rreth 200 milione euro. Per sa i takon humbjeve, ai theksoi se ne kontrate eshte parashikuar qe "CEZ" te ule me 8 % humbjet ne 2 vitet e para. Me nje vendim te fundit qeveria vendosi ne 6 mars te transferoje borxhe dhe te anuloje fatura te papaguara te OSSH me vlere te pergjithshme prej afersisht 60 milione euro. Rreth 5.16 miliarde leke borxhe afatgjata u transferuan nga OSSH te KESH; 1.1 miliarde leke asete te realizuara ne vitin '08 nga KESH iu transferuan OSSH dhe 1 miliarde leke fatura, te pashlyera nga OSSH u anuluan dhe u konsideruan rritje kapitali.
Kompania
"CEZ" eshte nje nder kompanite energjetike qe udheheq ne Evropen Qendrore, me 7 milione kliente dhe me nje kapacitet te instaluar per prodhimin e energjise, energjise nukleare, nga qymyri dhe hidrocentraleve prej 14 300 MW. Grupi "CEZ" renditet nder shtate kompanite energjetike me te medha ne Evrope. Pervecse ne Republiken Ceke, ai operon ne me shume se dhjete vende te Evropes Qendrore dhe Juglindore.
Monopoli i shperndarjes se energjise transferohet nga shteti tek privati.
Abuzimi me faturat e energjise, do te kompjuterizohet sistemi
Permiresimi i marredhenieve me klientin do te jete ne themel te ndryshimeve qe do t'i behen ndermarrjes se shperndarjes se energjise nga pronaret e rinj. Per t'i dhene fund abuzimit me faturat e energjise, drejtuesit e "CEZ" kane pohuar se do te instalojne nje program kompjuterik nepermjet te cilit, do te mund te evitohen gabimet njerezore. Sipas tyre kjo praktike ka rezultuar mjaft e suksesshme ne Bullgari. Ceket do te synojne te informatizojne te gjithe sistemin e faturimit te energjise dhe arketimet me synim qe te shmangin sa me shume kontradiktat, ndermjet perdoruesve dhe kompanise.