E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia e Admiralit Mullen

02-10-2011 / Gazeta 55

Nga David Ignatus (Uashington Post)

Duke folur me  Admiralin Mike Mullen, si  kryetari i Shtabit të Bashkuar, në javën e tij të fundit në punë, kam pyetur veten nëse ne po hyjmë drejt një periudhe"post-ushtarake" , kur policët tanë të lartë duhet  të kuptojnë se problemet më të mëdha nuk duhet tё  zgjidhen gjithmonë duke përdorur forcën ushtarake. Dhe përsëri, versionet e kësaj teme u rishfaqen në bisedën time me Mullen. Ai ka qenë, nga një  vlerësimi i përhapur, një kryetar shumë  efektiv, i cili rivendosi pozicionimin e dominimit tё vendim-marrjes  nё  sektorin e sigurisë kombëtare. Por problemi , i cili qëndron ende i  pazgjidhur shtrihet në periferi të hapësirës ushtarake, atje ku armët tradicionale  nuk mundte veprojnë.  Joe Klein e “Time Magazine”, kishte krahasuar  Mullen-in me  një "mjek fshati ",dhe kjo është ajo që ai ka qenë për forcat e armatosura; një djalë i madh me një fytyrë të butë e tё plakur,  që nuk arrin  gjithmonë ta kuptosh, por që dukej si komandant dhe nuk u përulej politikanëve  më shumë se ç’ёshtё e nevojshme në sistemin tonë. Oficerët ushtarakë janë nga natyra njerëz qё u pëlqen tё zgjidhin problemet e krijuara dhe duan të rregullojnë  gjërat sa mё shpejt tё jetё e mundur, nё një mënyrë apo tjetrën. Pra, çfarë solli menjëherë  buzëqeshjen në fytyrën e  Mullen-it; është akti heroik  e nivelet e lehta ushtarake në sulmin e  2 maj-it  që solli si rezultat vrasjen e Osama bin Laden. Mullen kujton rrëmujën që ekzistonte nё misionin “Desert Një” në vitin 1980, helikopterët që nuk punonin, avioni që u rrëzua, mungesa e pjesëve, trajnimi i keq. Duke vëzhguar këtë  dështim, kujton ai, "Unë ndjeja se ne ishim në vështirësi, si fuqi ushtarake". Në bastisjen Abbottabad, ishte e qartë se ky problem kompetence ka marrë zgjidhjen e duhur. Çdo natë, Operacionet Speciale tё forcave të SHBA-ve, organizojnë dhe kryejë misione  pothuajse aq tё komplikuar, si ishte edhe sulmi kundër Bin Laden-it. Mullen e përshkruan “makinën ushtarake” tё sotme si efektivisht tё frikshme, si "një luftëtar tё ‘pjekur”, me përvojë ushtarake, jashtëzakonisht profesional, kompetent, si njё forcë vullnetare". Por cilat janë problemet më të thella e mё tё vështira qё ballafaqohet gjenerata e oficerëve Mullen? Ata janë të lidhur me kulturën dhe qeverisje, si edhe faktorë  delikate psikologjikё që i mbajnë njerëzit nё kontakt me interesin e tyre. Irritimi më i madh i katër viteve të Mullen-it si kryetar ishte me siguri Pakistani. Ai qё nё fillim vendosi të krijojë  një marrëdhënie personale me gjeneralin Ashfaq Kayani, shefin e ushtrisë sё Pakistanit , me shpresë dhe krijimin e një “urë tё përbashkët” midis dy vendeve. Mullen thotë se duke kthyer kokën pas, ai nuk e kishte kuptuar shkallën e lartё tё "deficitit tё besimit", nё ato kohё. Gjithnjë e më shumë, u bë e qartë për Mullen-in se problemet e Pakistanit janë ngulitur në “pëlhurën” ekonomike, politike dhe kulturore të vendit. Ata janë në "një shpat në rënie e sipër", shpjegon Mullen dhe kjo nuk është diçka që Amerika mund ta rregullojë aq lehtë. Megjithatë, ne shpresojmë nё burime të përjetshme në zemrën  ushtarake. Unë e pyeta Mullen nëse Pakistani "dështoi", por admirali këmbënguli se   historia nuk ka përfunduar ende: Kayani ende dëshiron që të bashkëpunojë; gjenerali James Mattis, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-ve, sapo kishte bёrё një vizitë tё “suksesshme” atje, fundjavën e kaluar. Dhe ja ku shfaqet edhe Afganistani. Mullen insiston se kjo nuk është vetëm një “bllokim i shtrenjtë”, që kufizohet nё shprehitë "tendencat janë të mira" dhe "ato kanë lëvizur në drejtimin e duhur". Por ai e di shumë mirё se përkufizimi i suksesit është transferimi i përgjegjësive drejt një qeverie afgane, e cila deri tani ka qenё dhe është e ligështuar nga problemet e qeverisjes dhe korrupsionit. Në këtë rast, e gjithë madhështia e ushtrisë amerikane nuk do të jetë e mjaftueshme dhe sigurisht jo kur përcaktimi i fitores është i ndërthurur me politikën dhe kulturën. Ajo që shqetëson me shumë Mullen-in është se kjo forcë madhështore profesionale është bërë një “tribu” e veçantë në Amerikë dhe shumë pak e lidhur me pjesën tjetër të vendit: "Ata nuk e dinë akoma thellësinë dhe vështirёsinё e asaj që ne kemi kaluar, numri i dislokimeve, stresi në ushtri, çështjet e vetëvrasjes, performanca e jashtëzakonshme". Mullen e di se trashëgimia e tij më e madhe do të jetë një çështja kulturore dhe ligjore, duke i dhënë fund diskriminimit të homoseksualëve në ushtri duke “çmontuar” strategjinë "Mos pyet, mos thuaj". Ai e bëri këtë për arsye të ndërgjegjes dhe nuk e ktheu kokën mbrapa. Ishte një moment i  pastër dhe i thjeshtë  udhëheqjeje dhe marrje vendimesh. Pasi Mullen përgatitet të largohet nga e premtja, qeveria federale është “ngjethëse” me politikën e paralizës. Pra, si një pyetje e fundit, unë e pyeta atë në lidhje me ndarjet politike që ai është përpjekur për të kapërcyer si kryetar jo-përkatës. Ai mendon se s’ka kuptim t’i japim “leksione” kryeministrit irakian Nuri al-Maliki në lidhje me qeverisjen, kur "ka shumë vendime tё marra keq nga ne" nё shtëpi. Ajo që Amerika ka nevojë, thotë ai se fundmi se, është se e njëjta kërkesë që zgjidh punën ushtarake, është "përgjegjësia për rezultatet". Një sistem politik që punon, s’ka rëndësi ku  funksionon, në Islamabad, Kabul ose Washington. Por është ai që merr përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve, duke mos ua dhënë mё “fuqinë” armëve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›