Eshte mbledhur sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano Komiteti Nderministror i Integrimit, i cili ka patur ne rend te dites diskutimin paraprak per miratimin ne Qeveri, te Programit Kombetar vj
Eshte mbledhur sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano Komiteti Nderministror i Integrimit, i cili ka patur ne rend te dites diskutimin paraprak per miratimin ne Qeveri, te Programit Kombetar vjetor te Republikes se Shqiperise, te pergatitur ne kuadrin e Planit te Veprimit per Anetaresim ne NATO, ne ciklin 2002-2003. Ne kete mbledhje mernin pjese Zv Kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme Ilir Meta, Ministri Rendit Publik Luan Rama, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, Ministri i Financave Kastriot Islami, Ministri i Ekonomise Arben Malaj, Ministri i Drejtesise Spiro Peci dhe eksperte te fushave perkatese.
Kryeministri Fatos Nano ne fjalen etij eshte shprehur"Krijimi dhe konsolidimi i strukturave kombetare per ceshtjet e integrimit euroatlanik eshte prioritet i punes se Qeverise, por dhe i vemendjes se saj per rritjen e vazhdueshme te efikasitetit te punes ne bashkepunim me strukturat e NATO-s, ne Bruksel e ne Tirane. Ne kuader te ketij programi, lidhur me ceshtjen e sigurise se informacionit dhe detyrave per te ardhmen, ju e dini qe prane Keshillit te Ministrave funksionon Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar qe zbaton detyrimet qe burojne nga marreveshjet per kete qellim midis Republikes se Shqiperise dhe NATO-s. Kjo me con ne vleresimin me te pergjithshem se konsolidimi i strukturave te krijuara per menaxhim e aktiviteteve te partneritetit te paqes dhe eksperienca e perfituar deri tani, nga bashkepunimi me NATO-n, perbejne arritje pozitive te punes sone per t'u konsoliduar ne te ardhmen."
Kryeministri Fatos Nano eshte ndalur gjate kesaj mbledhjeje edhe ne faktin se, koalicioni aktual antiterrorist eshte nje aspekt stimulues i ri i konkretizimit te partneritetit per paqen. "Ne kete stad rikonfirmojme bindjen se anetaresimi i plote i Shqiperise ne NATO, perputhet me interesat kombetare dhe eshte nje hap drejt stabilitetit me te qendrueshem te vendit, te rajonit dhe me gjere.
Perpjekjet tona per te arritur parametrat e vendeve te Aleances ne respektimin e shtetit ligjor, ne funksionimin e demokracise, ne garantimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, ne sigurine dhe ne funksionimin e ekonomise se tregut, shprehin vendosmerine e vendit dhe te institucioneve perfaqsuese te tij, per te plotesuar kuadrin e plote te angazhimeve qe duhet te permbushe nje anetar i Aleances Tranasatlantike".
Kryeministri Nano ka theksuar qe ky program, ne perputhje me detyrimet kushtetuese ligjore, do te percaktoje qarte dhe me detaje se cfare duhet te beje brenda afatit 1-vjecar Keshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Shtabi i Pergjithshem dhe strukturat e tjera te perfshira ne kete proces dhe, nepermjet iniciativave qe miratohen ne Kuvend per: riorganimizimin dhe ristrukturimin e FA dhe te vete Ministrise se Mbrojtjes, planifikimin e forces ushtarake dhe burimeve mbeshtetese, rifreskimin, profesionalizmin, kualifikimin dhe specializimin e personelit ushtarak dhe strukturave te specializuara ne lufte kunder krimit te organizuar, natyrisht jo vetem ushtarake, por dhe civile, si struktura si dhe per sigurimin dhe pajisjen e ushtrise shqiptare me mjete e pajisje moderne te standarteve euroatlantike dhe te gjithe elementet e tjere ndihmes te ketij procesi.