E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mbasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një numër projektligje dhe vendime. 2 700 000 USD pÃ

Sot mbasdite, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave në të cilën u miratuan një numër projektligje dhe vendime.

2 700 000 USD për rehabilitimin e furnizimit me ujë, të zonës 10 në bashkinë e Durrësit

U miratua projektligji: "Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe fondit të OPEC-ut, për rehabilitimin urgjent të furnizimit me ujë, në shumën 2 700 000 USD".

Marrëveshja e Kredisë është nënshkruar mes palëve më 31 korrik 2002 në Vjenë. Nga studimi që u krye në kuadrin e projektit të IDA-s, për furnizimin urgjent me ujë në zonën e Durrësit, doli se rreth 55 përqind e ujit të pafaturuar përbëhej nga rrjedhjet dhe shpërdorimet. Një prej zonave më problematike, me një popullsi prej 24200 banorësh të shpërndarë në 17 fshatra, është zona 10 në Durrës. Për realizimin e këtij investimi Fondi OPEC-ut ka rënë dakord t'i akordojë Qeverisë shqiptare një kredi prej 2.7 milion USD, në kuadrin e rehabilimit urgjent të furnizimit me ujë, kredi e cila jepet me kushte të buta, me një periudhë maturimi 19 vjet, nga të cilat 4 vjet pa pagesë principiali.

Pra qëllimi i këtij projekti është të ulë rrjedhjet dhe shpërdorimet e në rrjet, nëpërmjet rehabilitimit të sistemit të furnizimit me ujë, por me prioritet bashkinë e Durrësit. Në zbatim të këtij projekti pritet të arrihet një kursim uji në masën 5.000 m3 në ditë, kursim i energjisë elektrike prej rreth 150 000 USD në vit si dhe një rritje të të ardhurave nga shitja e ujit prej 170.000 USD në vit.

Hapen dy vendkalime të reja kufitare, në kufirin me Kosovën

Një nga vendimet që miratoi sot Këshilli i Ministrave është edhe ai "Për hapjen e vendkalimeve kufitare në Shishtavec dhe Orgjost, të qarkut të Kukësit, në kufirin shtetëror tokësor të Republikës së Shqipërisë me Kosovën".

Hapja e dy vendkalimeve të reja kufitare:në Shishtavec dhe Orgjost të qarkut të Kukësit, në kufirin me Kosovën do të sjellë lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve në kalimin e kufirit me Kosovën, parandalimin e kalimeve të paligjshme nëpermjet kufirit jeshil dhe forcimin e kontrollit ndaj shtetsve dhe mjeteve që kalojnë kufirin.

Hapja dy vendkalime të reja kufitare, u arrit pas takimeve të shumta mes palëve: përfaqësuesve të kufirit shqiptar dhe KFOR-it e UNMIK-ut, të cilat, gjykuan se ka ardhur momenti per një veprim të tillë dhe ranë dakort për hapjen e këtyre dy pikave të kalimit kufitar.
Hapja e dy vendkalimeve kufitare, në Shishtavec dhe Orgjost të Kukësit, në kufirin me Kosovën, paraprakisht vetëm për lëvizjen e këmbësorëve që janë banorë të këtyre zonave, do t'i shërbejë lehtësimit të problemeve të këtyre banorëve.

2 556 459 EURO shtesë për projektin e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë Jugore

Në kuadrin e masave që po merr Qeveria për përmirësimin e situatës elektroenergjetike në vend, si një nga prioritetet kryesore të zbatimit të programit të saj, Këshilli i Ministrave mori vendimin: "Për miratimin, në parim, të shtesës së marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet KfW- së, Republikës Shqipërisë dhe Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, për projektin e furnizimit me energji elektrike të Shqipërisë Jugore".

Ky projekt arrin vlerën 2 556 459 EURO. Aktualisht, pas përfundimit të krijimit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit, në Rajonin ku ai po zhvillohet, KfW ka dhënë miratimin për realizimin e fazës së dytë të këtij projekti, fazë e cila ka filluar. Sh.a. KESH, e vlerëson këtë projekt tepër të rëndësishëm dhe ka marrë të gjitha masat tekniko - organizative, që sigurojnë realizimin e suksesshëm të tij. Realizimi i plotë i këtij projekti do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes elektroenergjetike të rajonit ku po zbatohet ky projekt. Kushtet me të cilat akordohet ky fond shtesë janë tepër të favorshme.

Marrëveshje e tregtisë së lirë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë

Gjithashtu, sot në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi: "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Ky vendim u mor në kudër të reformave ekonomike që po merr Qeveria shqiptare për një liberalizim dhe lehtësim të mëtejshëm të tregtisë. Kjo marrëveshje është shprehje e angazhimit dhe përpjekjeve të Qverisë Shqiptare në rrugën e integrimit të vendit në nivele rajonale, në Bashkimin Evropian dhe më gjërë. Kjo është marrëveshja e dytë, që nënshkruhet pas asaj që është konkluduar ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj maqedone.

Duke patur parasysh gjithëpërfshirjen në këtë proces, jo vetëm të strukturave institucionale të sektorit publik, por edhe të gjithë aktorëve aktivë në mjedisin ekonomik shqiptar, kjo marrëveshje është bashkërenduar dhe koordinuar në vijimësi me komunitetin e biznesit shqiptar.

Nëpërmjet Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Kroacinë, që është një dokument i cili përfaqëson një paketë masash, reformash dhe politikash me impakt ekonomik dhe financiar, Qeveria shqiptare synon të;
-përmbushë angazhimet e saj, në kuadër të zbatimit të "Memorandumit Ndër-Rajonal të Mirëkuptimit për liberalizimin e lehtësimin e tregtisë, ndërmjet vendeve përfituese të Paktit të Stabilitetit, për krijimin e rrjetit të tregtisë së lirë në rajon,
-vazhdimin e plotësimit të parakushteve për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit me Bashkimin Europian si dhe
-arritjen e objektivave në kuadrin e programit të Qeverisë për lehtësimin dhe liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë.

Tre vendime për ushtarakët
Vendimi "Për caktimin e shpërblimit mujor për ushtarakët shqiptarë të dërguar në Afganistan, në kuadër të Koalicionit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit".
Shpërblimi ditor për ushtarakët shqiptarë të dërguar në Afganistan në kuadër të Koalicionit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit, të jetë 30 dollarë amerikanë, për çdo ditë qëndrimi në këtë mision. Efekti financiar do të përballohet nga fondi buxhetor i vitit 2002, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

Vendimi: "Për rritjen e pagës kalimtare të ushtarakëve në rezerve (lirim)".
Sipas këtij vendimi ushtaraku ne rezerve (lirim) përfiton një rritje page prej 10 përqind. Përfitojnë nga kjo rrije page ushtarakët e nxjerrë në rezervë (lirim) nga strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.
Duke qënë se, me vendimin e fundit të KM, nr. 256, datë 13.6.2002 "Për ritjen e pensioneve", niveli i pensioneve është rritur në masën prej 10 përqind, sipas këtij vendimi edhe pagesa kalimtare që përfitojnë ushtarakët në rezerve (lirim), mbështetur në Ligjin për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakëve, rritet në masën 10 përqind.

Vendimi "Për njesimin e gradave ushtarake me funksionet organike në të gjitha nivelet e hierarkisë së komandimit e të drejtimit të Forcave të Armatosuara të Republikës së Shqipërisë".
Ristrukturimi i Forcave të Armatosura, që po realizohet sipas strategjisë 10-vjecare, 2001-2010 dhe, i mbështetur në dokumentet kryesore që rregullojnë veprimtarinë dhe funksionimin e Forcave të Armatosuara, kërkon krahas ndryshimeve strukturore të tyre, edhe ndërtimin e një sistemi modern të menaxhimit të personelit. Ky vendim krijon kushte për qarkullimin normal në karrierë të ushtarakëve, ku kritere bazë do të jenë arsimimi, kualifikimi, profesionalizmi, përvoja e punës dhe njëkohësisht lehtëson alternimin e këtyre përvojave në nivele të ndryshme të hierarkisë ushtarake. Gjithashtu ky vendim do të rrisë përkushtimin në detyrë dhe do te motivoje cdo ushtarak për karrierë, do te rregulloje më mirë se deri tani mënyrën e planifikimit të arsimimit dhe kualifikimit të ushtarakëve si dhe do te krijoje hapësirën e nevojëshme për të kaluar në sistemin e trajtimit financiar sipas klasave, në sistemin e trajtimit financiar sipas gradave, duke eliminuar keshtu çrregullimet në piramidën e gradave e duke e normalizuar atë. Afati i përfundimit të gradave ushtarake në të gjithë hierarkinë e komandimit dhe të drejtimit të Forcave të Armatosuara, sipas ligjit, do të përfundojë brenda vitit 2003.

U miratiua fondi per festimin e 60-vjetorit të Konferencës se Pezes

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për një shtesë fondi per, për përballimin e shpenzimeve të festimit të 60-vjetorit të Konferencës së Pezës. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Respektim dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes europiane "Për personat pjesëmarrës në procedurat para Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut".
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është pjesëmarrja e lirë dhe pa pengesa e personave që marrin pjesë në procedurat para Gjykatës së Strasburgut, si palë, si përfaqësues ose këshilltar i një pale, por edhe i dëshmitarëve dhe ekspertëve të thirrur nga vetë gjykata apo personave të tjerë të thirrur nga Presidenti i saj, për të marrë pjesë në këto procedura. Po ashtu marrëveshja synon, në planin ndërkombëtar dhënien e një imuniteti juridiksioni për deklarimet e tyre me shkrim apo me gojë të bëra para kësaj gjykate, si dhe për dokumentet dhe provat e tjera të paraqitura prej tyre para gjykatës. Në këtë mënyrë zbatohet më së miri në praktikë nevoja e ndjekjes së plotë dhe të saktë të procedurave para Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut.
Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të mundësohet lëvizja e lirë dhe udhëtimi për qëllimin e pjesëmarrjes në proceduarat para Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg si dhe kthimi i lirë i tyre në vendin e origjinës si dhe lehtësira të tjera ligjore dhe proceduriale.

Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin: "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8097. dt. 21.3.1996, "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit", ndryshuar me ligjin nr.8500.dt.10.6. 2000.
Titulli i ligjit ndryshon dhe bëhet: "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe detyra në administratën shteterore buxhetore, në nivel qëndror".
Sipas këtij projektigji rritja e pensioneve shtetërore suplementare të bëhet në një masë të caktuar sa herë që rriten pensionet nga skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Ndërsa për pagesën kalimtare është e mundur që mekanizmi i rritjes të jetë ai ekzistues, duke patur parasysh dhe qëllimin që ka kjo pagesë për funksionarët kushtetues. Ligji në fjalë trajton funksinarët e institucioneve qëndrore të cilët kanë qënë pjesë e strukturës qëndrore të administratës publike prej vitit 1991.

Mbi disa ndyshime në procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi ghjithashtu edhe projektligjin: "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8560, dt. 22.12. 1999, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", me ndyshimet përkatëse.

Ndyshimet bëhen në nenin 19. Nevoja për ndryshimet e nenit 19 të këtij ligji ka të bëjë me vështirësitë aktuale që po kalon administrata tatimore lidhur me përballimin e nevojave për shpenzime operative. Me ndyshimet që bëhen në këtë projektligj, administrata tatimore do të ketë mundësinë që një pjesë e të ardhurave tatimore, që i lihen asaj nga të ardhurat e siguruara, ta përdorë, përveç se për investime, për modernizimin e mjediseve, për krijimin e kushteve të punës e të banimit e per trastimin e punonjësve të kësaj administrate, edhe për shpenzime operative. Kështu Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve do të ketë mundësinë që nga fondi limit që i vihet në dispozicion për një funksionim normal të administratës, të bëjë çeljen e fondeve përkatëse, të cilat deri tani kanë munguar duke krijuar gjendje të larta faturash të palikujduara nga furnizimi me materiale tepër të domosdoshme dhe mospagimin e shpenzimeve për udhëtim, hotel e dieta të punonjësve të sektorit të policisë tatimore dhe të kontrollit të brendshëm të tatimeve.

Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, për ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit
Qeveria miratoi kështu vendimin: "Për miratimin në parim të protokollit nr.12 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, për ndalimin e përgjithshëm të diskriminimit"
Miratimi i ketij vendimi bëhet i mundur në kuadrin e avancimit të legjislacionit shqiptar dhe përafrimit të tij me atë europian, duke bërë të mundur që gëzimi i cdo të drejte të sanksionuar me ligj të sigurohet pa bëre dallim për ndonjë shkak të caktuar si seksi, rraca, ngjyra, gjuha, feja, pikëpamjet politike ose të tjera, origjina kombëtare ose shoqerore, lidhja me një minoritet, pasuri, prejardhje ose ndonje status shoqeror.
Nga ana tjeter Shqipëria ka nënshkruar ratifikimin e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore që më 1996. Edhe Kushtetuta e Shqipërisë i ka sanksionuar këto të drejta në përputhje me këtë konventë. Në këtë mënyrë, miratimi i protokollit 12 është kërkesë e kohës dhe e zhvillimeve mbarëeuropiane në mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pjesë e të cilave kërkon të jetë edhe Shqipëria. Ky akt është një vazhdim cilësor i përpjekjeve që ka bërë dhe bën shteti shqiptar në rrugën e tij drejt asociimit me Bashkimin Europian.

Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat"

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe Vendimi:"Për miratimin në parim të protokollit nr.13 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore për heqjen e dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat".
Edhe miratimi në parim i kësaj konvente bëhet në kuadrin e përshtatjes sa më të mirë të legjislacionit të brendshëm të vendit tonë më atë të Bashkimit Europian, pjesë e të cilit kërkon të bëhet edhe vendi ynë. Nga ana tjetër, Shqipëria si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, është zotuar dhe ka nënshkruar Konvetat e mëparshme në këtë kuadër. Kështu ajo ka nëshkruar që më 1996 Konventët për Mbrojtjen e te Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, si dhe ka nënshkruar Protokollin nr.6 të kësaj konvente në lidhje me heqjen e dënimit me vdekje. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë më 1999 u shpreh qartë për pakushtetuetshmërinë e dënimit me vdekje në kohë paqeje dhe rrëzimin e neneve respektive të Kodit Penal dhe Kodit Ushtarak, duke e lënë të hapur mundësinë e aplikimit të tij në kushte lufte. Nga ana tjetër Protokoli nr. 13 kërkon ndalimin e dënimit me vdekje në cdo rrethanë, ndaj edhe miratimi në parim i këtij protokolli do të kërkojë edhe ndryshime në Kodet e mësipërme.

Dhënie fondi njësisë së qeverisjes vendore për zëvendësimin e vlerave monetare te grabitura

U miratua edhe vendimi "Për dhënie fondi njësisë së qeverisjes vendore për zëvendësimin e vlerave monetare te grabitura". Shuma prej 51 784 leke, do t'i jepen Komunës së Qendres Piskovë në rrethin e Përmetit, per dhënien e pagave punonjësve te sistemit buxhetor të shtetit në këtë komunë, pasi kjo sasi parash eshte vjedhur.

Për ruajtjen dhe shoqerimin e personaliteteve te larta shtetërore
Në vendimin "Për ruajtjen dhe shoqerimin e personaliteteve te larta shtetërore", që Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme bëhen disa ndryshime në strukturën e shërbimit të Gardës së Republikës që merret me ruajtjen e këtyre personaliteteve. Riorganizimi i shërbimit për ruajtjen e personaliteteve të larta të shtetit krijon premisa për ritjen e efektshmërisë së tij nëpërmjet një organizimi dhe drejtimi më efikas me grupe operuese dhe mbështetëse, duke i dhënë përparësi situatave episodike, si dhe grumbullimit dhe vlerësimit të informacioneve të nevojshme për sigurimin e paprekshmerisë të personaliteteve të larta shtetërore. Ky riorganizim, që përcakton ky vendim i Këshillit të Ministrave, bëhet në rrethanat kur në vend janë krijuar kushte më të qeta në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, në këtë mënyrë edhe detyrat dhe personeli i Gardës që merret me ruajtjen personaliteteve të larta do të ketë ndryshime, gjithmonë duke mos e prekur uljen e efektshmërisë së shërbimit.

Për caktimin e përfaqsuesve të Këshillit të Ministrave në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore"
Këshilli i Ministrave, miratoi sot edhe vendimin: "Për disa ndryshime në vendimin nr. 684. dt. 13.12. 2001, të KM, "Për caktimin e përfaqsuesve të Këshillit të Ministrave në Këshillin Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore".
Ndryshimet që bëhen në këtë vendim konsistojnë në zëvëndësimin e ish-Zëvëndëskryeministrit dhe Ministër i Punës dheÇështjeve Sociale, Skënder Gjinushi, me titullaren aktuale të këtij instiucioni Znj. Valentina Leskaj si dhe zëvedësimin e Z. Rezart Skrapari, ish-jurist në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili është larguar nga ky institucion, me Znj. Ruki Kondaj, Sekretare e përgjithëshme në këtë ministri.

Vendosen normat e shkarkimeve në ajër, në Republikën e Shqipërisë
Në mbledhjen e tij të sotme Këshilli i Ministrave mori vendimin: "Për miratimin e normave të shkarkimeve në ajër, në Republikën e Shqipërisë".
Sipas këtij vendimi, i cili perbën një hap tjetër të rëndësishëm në procesin e përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE, në fushën e mbrojtjes së ajrit, normat e shkarkimeve në ajër, zbatohen vetëm nga subjektet, të cilat fillojnë veprimtarinë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ruajtja e cilësisë së ajrit përbën një nga prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes së mjedisit në nivel kombëtar, rajonal e më gjërë. Burimi kryesor i përkeqësimit të cilësisë së ajrit janë shkarkimet e gazta në mjedis që përmbajnë okside të squfurit, azotit, karbonit, tym, pluhura, etj.. Këto gaze prodhohen gjatë djegies së lëndëve organike të djegëshme, kryesisht në sektorët e industrisë në përgjithësi e vecanërisht të industrisë energjetike, metalurgjike, kimike, transportit, ndërtimit, sektorët rezidencialë e të shërbimeve, etj. Pasojat negative të këtyre shkarkimeve dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe atë të gjallesave të tjera, ekosistemet e ujërave të ëmbla që janë të ndjeshme ndaj aciditetit dhe eutrofikimit, cilësinë e tokës, trashigiminë natyrore dhe kulturore si dhe ndikojnë në fenomenin e ndryshimeve klimatike.
Me synimin që të arrihet pakësimi i vazhdueshëm i sasisë së përgjithëshme të ndotësve të shkarkuar në ajër nga burimet e palëvizëshme dhe, me qene seqs, legjislacioni kombëtar ekzistues nuk është i mjaftueshëm, miratohet ky vendim, i cili karakterizohet nga elementë të rinj dhe bashkëkohorë. Normat e shkarkimeve në ajër që përfshihen në këtë vendim, i cili përmban 3 nene dhe 7 anekse, janë tërësisht të bazuara në direktivat e BE dhe në mbështetje të Ligjit nr. 8897 datë 16.5.2002, "Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja".
Miratimi i këtij vendimi do të ndikojë ndjeshëm në kufizimin e sasisë së shkarkimeve të gazta në ajër, sepse procesi i vetëmonitorimit për subjektet që ushtrojnë veprmtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë, i detyruar nga VKM,nr. 103.dt.31.03. 2002, "Për monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë", nga njëra anë dhe, detyrimi për këto subjekte që shkarkimet e tyre në ajër, të jenë brenda normave të lejuara sipas këtij vendimi. Nga ana tjetër ky vendim do të nxisë aplikimin e teknologjive më të mira të mundëshme si dhe të "Prodhimeve te pastra".

Për ndryshimin e numrit të punonjësve të Presidencës

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij te sotme miratoi vendimin "Për ndryshimin e numrit të punonjësve të Presidencës dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2002, miratuar për këtë institucion".
Miratimii këtij vendimi bën të mundur që numri i punonjësve të Presidencës të rritet nga 45 që ishte deri tani në 60. Vendimi i mësipërm i Këshillit të Ministrave erdhi pas kërkesë të këtij institucioni për të kompletuar stafin e tij politik për përmbushjen e detyrave që i paraqiten.

Sot Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës,
emëroi në detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, zotin Eduard Andoni.
Zoti Eduard Andoni ka nje përvojë te sukseseshme në sistemin arsimor dhe në studime shkencore. Nga viti 1985 deri në vitin 1994 ka fituar të gjitha gradat e titujt shkencore-pedagogjike deri ne titullin Profesor Doktor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›