E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin e Republikes se Italise ne Tirane, Mario Bova. Kryeministri Nano dhe Ambasadori Bova, pasi ritheksuan faktin se marredheniet me

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante ambasadorin e Republikes se Italise ne Tirane, Mario Bova.
Kryeministri Nano dhe Ambasadori Bova, pasi ritheksuan faktin se marredheniet me Italine jane prioritare dhe strategjike per Shqiperine, biseduan per programet e perbashketa ne fusha me interes per te dy vendet si dhe per takimin e Kryeministrit Nano dhe Kryeministrit Italian Berluskoni, takim i cili do te realizohet pas fteses se ketij te fundit javen e ardhshme, me 18 Shtator ne Itali.
Gjate bisedes qe zhvilluan Kryeministri Nano dhe Ambasadori italian Bova u diskutua per nje lufte te perbashket ne goditjen e fenomeneve kriminale.
Kryeministri Nano theksoi se Qeveria shqiptare dhe te gjithe strukturat e shtetit shqiptar kane dhene nje goditje te fuqishme te gjithe industrise ilegale ne vend duke eleminuar infrastrukturen e funksionimit te trafiqeve, qe nga eleminimi i skafeve ne ujrat shqiptaro-italiane e deri ne sekuestrimin e tyre ne toke, po ashtu jane sekuestruar, gjobitur dhe mbyllur te gjitha pikat e karburanteve qe furnizonin skafet, jane bllokuar restorante, hotele, punishte te prodhimit, duke i dhene goditje kesaj industrie te paligjshme.
Ne kete optike, nenvizoi Kryeministri, duhet nje impenjim i perbashket per te shembur urat e komunikimit ilegal dhe te ndertojme urat e integrimit te vertete mes dy vendeve tona, qe jane ura te integrimit ekonomik, kulturor e njerezor.
Ne kete funksion, Kryeministri rivleresoi se pervec aksionit te panderprere te qeverise ne kete drejtim, jane edhe hapat e ndermarre se fundmi nga Qeveria shqiptare per te kompletuar "matricen shengen" si nje element i rendesishem qe rrit besueshmerine e dokumentacionit shqiptar dhe qe do te lehtesonte qarkullimin e njerezve ne te dyja anet e Adriatikut dhe me gjere akoma, mes Shqiperise dhe Europes.
Duke bere nje bilanc te zhvillimeve ekonomike ndermjet dy vendeve Kryeministri vleresoi lart asistencen e ofruar nga Italia gjate tranzicionit shqiptar dhe theksoi se qeveria shqiptare eshte e pergatitur te imlementoje se bashku me partneret italiane nje sere projektesh integruese ne kete drejtim sic do te ishin ata ne fushen hidrike, te transporteve apo te energjise. Po ne kete kuader kryeministri vleresoi si me mjaft interes ngritjen e korridoreve rajonale dhe nxitjen e investimeve, per te krijuar ne Ballkan dhe me gjere korridoret e paqes dhe stabilitetit.
Kryeministri Nano dhe Ambasadori Bova rane dakord per nxitjen dhe pershpejtimin e ritmeve per realizimin e te gjithe axhendes se bashkepunimit mes dy vendeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›