E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshte zhvilluar sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano mbledhja e Komitetit Ndermistror te Energjitikes ne te cilen u diskutua mbi paketen e reformes ne sistemin dhe tregun energjitik te vendit.

Eshte zhvilluar sot nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano mbledhja e Komitetit Ndermistror te Energjitikes ne te cilen u diskutua mbi paketen e reformes ne sistemin dhe tregun energjitik te vendit.
Fillimi i diskutimit ne kete komitet i hap rruge procesit te diskutimeve dhe ne vemendje te publikut per nderrmarjen e reformave te domosdoshme per standartizimin e tregut te energjise elektrike me qellim unifikimin e tij me standartet e kerkuara, por dhe fillimi i nje procesi per rritjen e sherbimeve te cilesise ne sherbimet ne kete fushe.
Ekspertet dhe perfaqesuesit e qeverise te pranishem ne kete tryeze diskutuan mbi ceshtje te cilat cojne ne nje vendimarrje per paketen reformuese te energjitikes te plote dhe qe synon realizimin e objektivave te disiplinimit te tregut per kete sektor te rendesishem.
Gjthashtu ne diskutime u theksua ideja e largimit te KESH-it nga subvencionet tatimore dhe buxhetore e cila arrihet me strukturim drejt privatizimit te KESH.
Kryeministri Fatos Nano theksoi se qeveria do te nderrmare hapa me nderhyrje buxhetore per shtresat ne nevoje ne menyre qe efekti i liberalizimit te tregut te jete sa me pak i ndjeshem per keto shtresa sociale.
Po ashtu, ne takim u mbeshtet ideja e zhvillimit te negociatave dhe partneritet me konsumatoret dhe agjensite e specializuara ne per te reformuar tregun nepermjet paketes qe propozohet per liberalizimin e energjise elektrike sipas standarteve te kerkuara edhe nga partneret nderkombetare, e cila do t'paraqitet se afermi qeverise per miratim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›