E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervistuar nga z. AgronÇobani, Drejtor i Televizionit Publik Shqiptar Zoti Kryeminister dua te shpreh kenaqesine qe ne diten e pare te ketij viti t'ju uroj fat dhe mbaresi dhe qe siguruam i

Intervistuar nga z. AgronÇobani, Drejtor i Televizionit Publik Shqiptar

Zoti Kryeminister dua te shpreh kenaqesine qe ne diten e pare te ketij viti t'ju uroj fat dhe mbaresi dhe qe siguruam intervisten e pare me Kryetarin e Qeverise ne diten e pare te vitit.

Eshte dhe nje kenaqesi dhe per mua z. Cobani dhe nje mundesi me shume qe me jepet te komunikoj ne kete dite te pare te vitit te ri me te gjithe shqiptaret, besoj se TV Publik mund t'i perfaqsoj te gjithe teleshikuesit dhe Gezuar Festen! Besoj se te gjithe do te jene zgjuar ne kete ore.

Jane zgjuar me siguri, por gjithesesi festa vazhdon.
z. Kryeminister se eshte logjike besoj berja e nje analize ne kete dite per ato qe kane kaluar, per ato qe jane arritur.

Pak si heret per te filluar analizat por sidoqofte nuk jemi pa analiza. Kemi mbyllur nje vit qe mbi te gjitha kerkoi e realizoi nje analize shume te pergjegjshme te klases politike shqiptare te drejtueseve te shtetit gjithashtu dhe te vete qytetareve dhe shoqerise shqiptare qe tashme jane partnere me te sigurte te shtetit ne kete vend krahas aleateve te rendesishem nderkombetare. Pra shoqeria shqiptare eshte me e lire dhe me e afte, per te arsyetuar dhe per t'i dhene edhe shtetit edhe poltikes mesazhet e duhura per nevojen e mosperseritjes se gabimeve te se shkuares, nevojen e ruajtjes se stabilitetit te vendit, te demokracise te institucioneve dhe marredhenieve te bashkepunimit me boten e vogel qe na rrethojne. Shqiperia eshte e vogel dhe bota eshte e vogel. Ajo fillon dhe zgjerohet qysh ne kufijte tane me nje Ballkan qe gjithashtu eshte i ndryshem, nuk eshte ai i meparshem, por dhe shoqeria jone mentaliteti yne, politika shqiptare, qeverisja ne kete vend dhe nuk qeverisin vetem shtetaret e perseris, eshte bere jo me vetem atdhetare, por globale sepse ne vleresimin tim bota eshte zvogeluar pikerisht sepse perballon te njejtat sfida globale te cilat shfaqen dhe tek ne, ne luften kunder krimit te organizuar, ne luften kunder korrupsionit me investimin e madh te te gjithe shqiptareve per forcimin e shtetit dhe per administrimin e ndershem publik te taksave qe paguajne qytetaret. Bota eshte bere me e vogel sepse edhe ne Shqiperi luftohet dhe per mbrojtjen e mjedisit dhe luftohet kunder te gjithe faktoreve qe dhe ne na kane lene ne nje ritem me te ulet se sa zhvillimi i vendeve me te perparuara ne faktoret e percarjes, te konfliktit te instrumentalizimit te perkatesimit te njerezve ne komunitete te ndryshme fetare, ideologjike krahinore apo nacionale nga perfaqesues te papergjegjshem, te cilet ne vleresimin e urtesise popullore jane likuiduar me nje fraze. Une po e kthej pozitivisht kete fjale te urte, mos lejojne me ujq dhe cakej te krijojne mjegull ku te gjithe humbasin dhe ata pijne gjak.
Megjithate z. Nano mendoj se vitit 2002 kishte nje klime tjeter, ndofta ishte here e pare qe gjate viteve te pluralizimit qe ngrihej nje bashkepunim me opoziten. Si e mendoni se do te vazhdoje, kjo fryme, kjo klime gjate vitit qe porsa filluam edhe pse diten e fundit rane pak temperaturat e motit?

Une mendoj se te gjithe jemi me rritur jo thjesht mbyllem nje vit, por sepse jemi ne vitin e 12 te trazicionit, nga nje system i deshtuar, ne nje sistem me te ardhme. Jemi ne nje moment ku kemi mundur te ndertojme analiza dhe marreveshje te pergjegjshme te spektrit politik me perfaqesues te vendit, per te mos perseritur me gabimet te se shkuares dhe per t'u integruar ne programet e zhvillimit, ne kontributet atdhedashese profesionale, teknokrate, sipermarrese dhe perfaqesuese. Njerezit me te zote, me te perkushtuar, me dobi prures te cilet natyrisht megjithese jam kryetar i mazhorances asnjehere nuk kam pretenduar se i zoteron vetem mazhoranca. Nga kjo pikepamje une dua vetem te ritheksoj se mesazhi me I mire qe lame pas dhe shpresa me e madhe per vitin ne te cilin sapo kemi hyre eshte angazhimi I politikes perfaqsuese te vendit per te ruajtur bashkepunimin dhe ballafaqimin konstruktiv te alternativave dhe te zgjidhjes se problemeve akoma shqetesojne gjeresisht shoqerine tone qe nga realitetet dhe strukturat e varferise deri tek perpjekjet per te konsoliduar administrimin publik, shtetin e se drejtes dhe sipermarrjen e lire ne nje treg qe zoteron shanse te barabarta per te gjithe. Nga kjo pikepamje mbetem i angazhuar si Kryeminister i vendit te ruaj dhe te konsolidoj raportin e ballafaqimit kontruktiv me opoziten me perfaqsuese ne kete vend, per te bere te mundur qe klima e shendoshe politika qe mezi mundem te krijojme pas nje kohe te gjate t'I sherbeje stabilitetit te vendit, stabilitetit te zhvillimit, stabilitetit te bashkepunimit me fqinjet, stabilitetit te reformave dhe natyrisht integrimit te Shqiperise me boten moderne pa humbur kohe.

Gjate ketij viti qe sapo mbyllem eshte diskutuar intensivisht dhe ne nentor dy-tre muaj perpara BE deklaroi se ne fillimin e ketij viti do te hapen negociatat per stabilizim asocimin e Shqiperise. Si e gjykoni kete fakt dhe a jane te pergatitura institucionet ne Shqiperi vete qeveria per ta perballuar dhe per ta pritur sic duhet kete fakt?

Kjo eshte nje pyetje shume nxitese per te gjithe. Viti 2003 eshte vertet viti I celjes se nje faze te re cilesore ne zhvillimin e vendit te shoqerise shqiptare dhe ne sfiden tone shekullore, per te rigjetur vendin e merituar, ne bashkesine e kombeve te kontinentit ku jetojme. Eshte pra viti I celjes zyrtare, te negociatave per nje marreveshje kontraktore me angazhuese dhe me frytdhenese ne nje prej qendrave lider te zhvillimit global, qe eshte BE dhe qe dominon tregjet dhe realitetet e kontinentit europian. Do te thosha qe ky eshte nje produkt I shumepritur dhe realizuar me pjekuri nga e gjithe shoqeria shqiptare, nga e gjithe politika shqiptare, nga e gjithe sipermarrja shqiptare, nga e gjithe historia dhe tradita e qyteterimit shqiptar dhe vecanerisht nga aftesia e pamohueshme shqiptare, per te rezistuar edhe ndaj padrejtesive historike edhe ndaj keqberjes se fqinjeve, apo ndaj fateve te keqija qe jane shkaktuar ne kete vend si pasoje e konflikteve nderkombetare dhe une jam shume I nderuar dhe shume I motivuar qe me takon mua te drejtoj qeverine e Republikes se Shqiperise ne nje moment te tille me kaq permbajtje dhe kaq te rendesishem per te ardhmen tone te perbashket. Une besoj se ky eshte nje sinjal konvergjence, bashkejetese dhe bashkeverpimi dhe atdhetarizmi te ri per te gjithe ne. Une besoj se ne kemi ndertuar tashme nje aftesi per te perfaqesuar ne marredheniet me BE, edhe ne politike edhe ne ekonomi edhe ne shoqerine e hapur civile qe eshte shume konkuruese edhe ne marredheniet me vendet e BE, edhe ne perfaqesimin e shtetit edhe ne funksionimin e shtetit edhe te institucioneve te tij edhe ne bashkepunimin e perditshem me perfaqesuesit ekspertet, qytetaret e vendeve te BE edhe te vendeve te tjera te medha te zhvilluara qe jane midis nesh, punojne me ne dhe na mbeshtesin dhe na asistojne per te hedhur hapa me te shpejta te zhvillimit tone per integrim ne kete komunitet. Natyrisht qeveria do te luaje nje rol lideri ne kete proces duke vazhduar angazhimin dhe veprimin per reforma institucionale ekonomike dhe administrative duke realizuar me garanci me te medha programet e luftes kunder korrupsionit, trafiqeve dhe rrjetet e krimit te organizuar qe ende pershkojne rajonin dhe vendin. Duke forcuar ndergjegjen europiane te nenpuneseve dhe perfaqsuesve dhe administrativ te shtetit, duke luftuar levizjen e parave jashte bankave, pra duke luftuar evazionin fiskal dhe perzierjen e parave te qelbura me shtetit poltiken dhe investimine ndershem te qytetareve dhe sipermarresve te vendit, duke konsoliduar ne cdo hallke te funksionimit te vendit, te shtetit te shoqerise, pratnere dhe interrrekutore te BE, te qytetareve europiane, te sipermarresve europiane, sepse Shqiperia meriton te integrohet e gjitha, te zhvillohet e gjitha dhe ne po e mbeshtesim kete proces duke e decentralizuar pushtetin, financat, vendimarrjen, duke zgjeruar hapesirat e sipermarrjes se lire, duke u integruar ne BE, njekohesisht me nje integrim te komunave, te bashkive, te rajoneve, te qarqeve administrative apo natyrore, ne te cilat eshte ndare territori yne ne nje treg te vetem, ne nje shoqeri te vetme ne nje vend thellesisht europian dhe te gatshem per keto hapa cilesore.

A mendoni z. Kryeminister a e ndieni se per shqiptaret kudo te jetojne, banojne ata po fryn nje ere e re, nje ere qe shpresojme te vazhdoje edhe gjate ketij viti qe sapo hyjme.

Padyshim ndodh, per shkak te tyre dhe jo per merite te partive, apo te qeverise qe I perfaqson ata dhe jo vete ne Shqiperi por dhe ne nje numer te madh vendesh te tjera sidomos ne Ballkan jetojne shqiptare prej kohesh ne trojet e tyre, ku kane emigruar prej kohesh ose kohet e fundit, ne dhjetevjecarin e fundit, qytetare shqiptare per nevoja te sipermarrjes se lire qe sot zhvillohet ne nje territor me te gjere si ai kombetar dhe me lejoni te risjell ne kujtesen tone per te ardhmen nje nga faktet me domethenese me te cilet u mbyll viti I shkuar, nje nga tryezat e rradhes ne te cilet shqiptaret ftohen tashme jo me pahir, per te zhvilluar dialog, ballafaqim dhe investim te perbashket me fqinjet e tjere ballkanas, ajo e Lucernes se Zvicres ne mbyllje te vitit te kaluar, ku krahas faktoreve politike vitin e kaluar te shqiptareve ne Shqiperi, ne Maqedoni, Mal te Zi, Kosove, ne Serbi krahinen e Presheves ishin edhe faktoret me perfaqesues te politikes te komuniteteve te vendeve jo shqiptare, te fqinjeve qe nga maqedonasit, serbet, malazezet, bullgaret deri tek perfaqsuesit e ballkanasve europaine sic jane greket, turqit apo fqinjet europiane kaq afer Ballkanit, sic jane italianet nen vezhgimin, vemendjen kujdesin perkedheljen prej babai jo prej nene. Ju e kuptoni qe keto dy gjera dallojne te miqve dhe te aleateve tane te medhenj amerikane. Babai eshte gjithmone me I rrepte se nena.dhe ne kete ballafaqim te mbylljes te vitit qe shkoi, jemi ne fillim te mijevjecarit te ri dhe kjo eshte mjaft domethenese, shqiptaret arriten te konkurojne me se miri, te paraqiten me tolerante, me te gatshem, por dhe me te afte per bashkejetese me te stervitur me standartet, konceptet dhe politikat e komunitetit euroatlantik, pra me afer presidiumit ku nenshkruhen marreveshjeve dhe kontrata shkembimesh me dobi reciproke sesa serbet apo sllavet ne teresi dhe kjo nuk eshte mburrje e natyres se folklorit arkaiko-nacionalist, sepse edhe ne kete mjedis ku po zhvillohet ky ballafaqim dhe kjo perpjekje e madhe per bashkejetese ne nje Ballkan ku deri pak kohesh investimi I kombeve ishte I perthyer ne ngrecin e mbijeteses, ben te mundur qe epersia te kthehet ne stimul per zhvillim, ne stimul per bashkejetese. Konkurimi eshte nje shtytje me shume per te kuptuar karakterin komplamentar te ekonomive, te shoqerive, te njerzve te sipermarrjeve dhe vecanerisht eshte nje shtyse shume positive per qeverine qe nuk mund te programojne vetem zhvillimin brenda vendit ne kushte izolimi, por te ndertojne institucione, politika programe inciativa sipermarrese per nje realitet global qe fillon me nje treg per te gjitha vendet e Ballkanit, per te gjithe ballkanasit ku produkte me pjesekembimi nga te gjithe sipermarresit pavarsisht nga perkatesia etnike jane me konkuruese se sa te them kumbulla te njoma apo te tharta te secilit.

Faleminderit z. Nano edhe nje here urime, Gezuar, paci nje vit te mbare!

Faleminderit z. Cobani ju uroj dhe juve si nje nga institucionet perfaqesuese te medias publike ne Shqiperi, Vit te Mbare ne jeten tuaj familjare, ne jeten tuaj publike ne misionin tuaj per te integruar te gjithe bashkekombesit ne te njejten gjatesi vale mediatike dhe jo ne te njejtin ekran!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›