Pyetje: Zoti Nano, kur u rikthyet ne postin e Kryeministrit, para 6 muajsh, ju bete shume premtime per te permiresuar menyren e qeverisjes, per me shume transaparence dhe per te punuar me vendosmeri p
Pyetje: Zoti Nano, kur u rikthyet ne postin e Kryeministrit, para 6 muajsh, ju bete shume premtime per te permiresuar menyren e qeverisjes, per me shume transaparence dhe per te punuar me vendosmeri per zgjidhjen e problemeve me te nguteshme me te cilat perballet vendi juaj. Deri ne çfare mase, sipas mendimit tuaj keni arritur tí permbushni keto premtime?
Kryeministri Fatos Nano:
Une besoj se opinioni i gjere publik ka tashme te prekshem realitetin ne Republiken e Shqiperise, jo vetem per shkak te nje klime politike me te pergjegjshme dhe angazhimit te te gjithe aktoreve qeveritare dhe joqeveritare, politike dhe sipermarres ne reforma, por dhe per shkak te programit dhe te fillimit te aksionit ekzekutiv ne disa drejtime qe kane te bejne me luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar ekonomise informale, evazionit fiskal, kapaciteteve te uleta te administrimit publik dhe shperdorimit te fondeve publike deri ne te kaluaren. Une besoj se pjesa kryesore e objektivave te programuara ka hyre tashme ne shtratin e realizimit, behet fjale per nje program 35-mujor, i cili tashme, eshte i garantuar per rezultate sepse edhe buxheti i vitit te ardhshem qe u miratua premton financimin e prioriteteve te qeverisjes, te reformave te negociatave per Stabilizim Asociim me Bashkimin Europian, vazhdimin e procesit te shendoshjes se institucioneve, te ekonomise dhe te shoqerise se hapur qe do te na coje brenda kesaj periudhe ne arritjen e standarteve te anetaresimit edhe ne Aleancen Atlantike, te Atlantikut te Veriut, me bejne te pohoj qetesisht se rezultatet nuk po mungojne, ato do te shtohen dhe do te jene ne dobi te te gjithe shtetasve te Republikes se Shqiperise.
Pyetje: Zoti Kryeminister a e ka shteti shqiptar aftesine institucionale per t'i zgjidhur keto probleme, me gjithe arritjet qe jane shenuara deri tani dhe qe jane vleresuar nga opinioni i brendshem dhe i jashtem, Shqiperia prape ballafaqohet me probleme shume serioze?
Kryeministri Fatos Nano:
Une besoj se tashme shteti shqiptar ecen me kembet e veta. Ecen jo vetem per shkak te legjislacionit dhe te Kushtetutes, por dhe te institucioneve standarte te modelit Euroatlantik, te institucioneve demokratike te pavarura dhe qe kontrollojne njera- tjetren ne nje republike parlamentare dhe qe po shfaqin aftesi te administrimit publik me te mire se sa ne pjesen e pare te tranzicionit problematik te Shqiperise drejt demokracise europiane. Ne kete pikpamje mbeten mjaft probleme per t'i shendoshur, edhe institucionet, edhe kapacitetet e administrates, qe nga sherbimet e specializuara, te sigurise dhe te rendit publik deri tek ato te gjyqsorit dhe te sistemit te drejtesise ku mbyllet cikli i ndeshkimit ligjor, te abuzimit apo te veprimtarise se paligjsheme. Ne kete mes nje rol shume te rendesishem po vazhdojne te luajne institucionet e administrimit fiskal, te financave dhe te doganave, te cilat jane nje nga prioritetet per te rekrutuar profesioniste, per te ndertuar instrumenta te standartit modern per luften kunder evazionit dhe per te siguruar fondet e duhura publike per financimin e ekonomise ne te ardhmen. Pra, nga kjo pikpamje, situata nuk eshte si me perpara, eshte prtemtuese, lejon nje realizem programues dhe ekzekutiv, qe i ben institucinet me te besueshme deri ne syte e shtetasve dhe siguron bashkepunimin mes tyre.
Pyetje: Zoti Nano, udheheqesi i Partise Demokratike, Dr. Sali Berisha, eshte ankuar keto dite se reformat institucionale per te cilat ju rate dakord nuk po zbatohen si duhet. Si e vleresoni Ju zbatimin e marreveshjes me Doktor Berishen dhe duke marre parasysh se Shqiperia po u afrohet zgjedhjeve vendore vitin e ardhshem, a jane krijuar kushtet e nevojshme qe do te benin te mundur nje loje te ndershme politike?
Kryeministri Fatos Nano:
Une besoj se ashtu sic kemi dhene, ne te njejten gjatesi vale; une , Presidenti i Republikes dhe kryetari i opozites, mesazhe te qarta dhe angazhimesh te pergjegjshme, politike dhe kushtetuese, ashtu edhe publiku i gjere ka mundur te kuptoje se reforma e instiucioneve, reforma e administrimit publik, reforma e ekonomise se tregut, reforma e integrimit ne Europe dhe ne NATO, jane dicka shume me e gjere dhe me e madhe se sa marredheniet midis liderve dhe marredheniet midis dy a me shume partive politike. Une besoj se tashme jane krijuar procese, marreveshje dhe angazhime qe i futin reformat ne nje zhvillim te qendrueshem, pavaresisht nga mbiemri i personazheve qe duhet te zevendesohen, te ndyshojne vendin dhe te hapin rruge per perfaqesim me cilesor dhe me rezultativ ne arrijen e standarteve moderne. Prandaj besoj se edhe kompeticionet e fundit elektorale, sic ishte ky i Elbasanit, treguan se sa here qe zgjedhjet shikohen me realizem, sa here qe konkurimi behet ne kushtet e ligjit dhe te ballafaqimit te programeve, pervec personalitetit te kandidateve, sa here qe nuk krijohen alibi per kontenstimin e rezultateve qe nga regjistrat e votuesve deri te rezultatet e dokumentuara te procesit te votimit, atehere fitojne te gjithe, fitojne me te miret, fiton progresi, fitojne reformat dhe kete radhe me vjen shume mire qe fituam dhe nje zonje perfaqesuese ne parlamentin e Shqiperise.
Pyetje: Zoti Nano, kohet e fundit eshte folur ne disa nga organe te shtypit shqiptar per disa ndyshime te mundeshme ne Qeveri. Cili eshte komenti juaj?
Kryeministri Fatos Nano:
Qeveria qe une drejtoj po funksionon ne linjat e programit, ne disiplinen e marredhenieve te administrimit publik qe buron nga mazhoranca dhe nga Kushtetuta si dhe ne klimen me te favorshme qe eshte krijuar per shkak te nje raporti dhe angazhimi me serioz midis mazhorances dhe spektrit politik opozitar. Natyrisht ka ende probleme per t'u zgjidhur, kemi vetem 150 dite qe kemi marre mandatin dhe kemi nisur aksionin ekzekutiv per te pershpejtuar reformat dhe per te transformuar disa realitete ende kritike ne vend qe nga ato te luftes kunder varferise deri te stabilizimi i rritjes ekonomike dhe per te nxitur me shume sipermarrjen vendase dhe investimet e kapitalit te huaj direkt, deri te sistemi i drejtesise qe duhet te vazhdoje te godase veprimtarine e paligjshme kriminale dhe pastrimin e parave ne sektore te ndryshem te shoqerise apo te tregut shqiptar. Pra, deri tani, une mund te afirmoj se nuk kam ndonje arsye qe te konsideroj nevojen e ndryshimeve ne kabinet dhe, nje nga faktoret qe e garanton kete gje eshte se marredheniet midis ekipit qeverises dhe Kryeministrit, marredheniet e Kryeministrit me Zevedeskryeministrin dhe ministrat, marredheniet politike midis partnereve ne koalicionin qeverises midis njer- tjetrit dhe marredheniet me opoziten, jane normale, jane korrekte, jane angazhuese dhe ne funksion te objektivave te zhvillimit dhe te integrimit kombetar dhe jo te interesave te pjeseshme.
Pyetje: Zoti Nano cili eshte mesazhi juaj ne kete fundvit dhe per vitin e ardhshem?
Kryeministri Fatos Nano:
Une do te deshiroja te bashkoja zerin e Kryeminstrit te Shqiperise me te gjithe aktoret dhe faktoret e tjere te progresit kombetar drejt standarteve euroatlantike, me te gjithe aktoret e faktoret e progresit te zhvillimit dhe te integrimit rajonal te Ballkanit Perendimor, me te njejtat procese dhe objektiva modernizimi, me te njejtet aktore dhe faktore te zhvillimit global te kontinentit tone dhe me gjere te cilet, duke perballuar sfidat e globalizimit po perballojne se bashku edhe kostot dhe pergjegjesite e luftes kunder armiqve globale qe nga terrorizmi deri tek agjentet e ndotjes se mjedisit dhe ato te forcimit te sigurise se jetes se shtetasve pavareshit nga pasaportat qe ata mbajne. Pra, zeri im eshte nje ze kurajoje, nje ze mbeshtetjeje, nje ze pergjegjesie qeverisjeje, nje ze solidariteti njerezor per nje jete me te mire ne nje planet qe eshte bere shume i vogel.