Ne baze te punes se institucionit nderministror te energjise i cili sjell ne tryezat e pergatitjes per vendimarrjen e qeverise, nje pakete te rendesishme hapash qe thellojne reformat ne perputhje me a
Ne baze te punes se institucionit nderministror te energjise i cili sjell ne tryezat e pergatitjes per vendimarrjen e qeverise, nje pakete te rendesishme hapash qe thellojne reformat ne perputhje me angazhimet e programit dhe te marreveshjeve te Shqiperise me institucionet financiare deri tani pozitive te donatoreve per shendoshjen e sistemeve te rendesishme qe garantojne rritjen ekonomike, pra nje hap te rendesishem reformash te metejshme per tregun energjitik, per sistemin e kufizuar ne te cilin mbeshtetet funksionimi i ekonomise dhe qe kushtezon progresin dhe treguesit e perafrimit dhe te integrimit tone ne BE. Ceshtjet qe do te shqyrtojme sot jane ne zbatim te angazhimeve prioritare qe kemi marre, per te cilat jemi votuar dhe vazhdojme te shfaqim angazhime te pergjegjshme politike dhe qeverisese ne raport me partneret qe mbeshtesin integrimin e Shqiperise. Edhe ne buxhetin dhe programin ekonomik dhe financiar te vitit te ardhshem do te jete prioritet themelor. Ne perputhje me garancine e financimeve per shendoshjen e metejshme te ketij sektori dhe ne paketen e reformave qe shqyrtojme, synohet konsolidimi, standartizimi i metejshem tregut te energjise, duke normalizuar furnizimin me energji ne raport me pagimin. Besoj se kemi te njejtin koncept dhe pergjegjesi per te eleminuar perfundimisht situatat e perseritura te krizes ne kete sektor vital per ekonomine kombetare, por dhe per qytetaret e Shqiperise. Buxheti I miratuar per vitin 2003 e shpreh me se miri kete prioritet dhe angazhim, duke financuar me mire se cdo vit tjeter me rreth 5,8 miliard leke sektorin energjetik qe sjell per here te pare edhe mbeshtetjen e duhur per daljen nga kriza energjitike ne mbeshtetje te planit te masave te hartuara nga qeveria dhe donatoret. Paketa qe kemi sot ne tryezen vendimarrese permban disa elemete te rendesishem qe synon ta sjell sektorin e energjetikes ne nje kuader me te plote ne perputhje me politikat e zhvillimit, zhvillimit e integrimit edhe ne tregun energjetik, duke menaxhuar ne nje menyre me efikase kerkesen dhe oferten, duke aktivizuar instrumentat financiare stimulues, qe permiresojne situaten, te nxisim ristrukturimin me te qarte te KESH dhe te aktivizojme nderhyrje te tjera qe pasurojne dhe kufizojne potencialet tona energjetike, per nje zhvillim te dukshem afatgjate. Nje element shume I rendesishem I kesaj pakete eshte rishiki I nje sistemi tarifor actual te shitjes se energjise ne tregun kombetar me qellim arritjen e mbulimit te kostos reale me energji drejtpersedrejti nga perdoruesit dhe jo nga subvencionet prej buxhetit te shtetit me sisteme subvencionesh qe kane orgjine tatimore. Kjo nderhyrje synon shkeputjen nga situate te veshtira energjitike, te cilat kane vazhduar te mbajne peng zhvillimin ekonomik te vendit, duke bllokuar edhe reforma strukturuese, nepermjet deformiit te mekanizmave te tregut . Me keto mase ne do te synojme frenimin e konsumeve parazitare te energjise nga gjithe ata qe vazhdojne ta konsiderojne ate si mall falas. Duke e thelluar me tej reformen ne do te vazhdojme ti mbrojme shtresat ne nevoje, nuk do te favorizojme me jashte logjikes se integrimit tone ne realitetin qe na rrethon konsumatoret parazitare. Paketa synon furnizimin me te sigurte me energji per konsumatoret familjare dhe jofamiljare, duke disiplinuar edhe sjelljen e tyre ndaj resurseve vitale te zhvillimit te vendit. Ne nje te njejten kohe perforcojme performancen e KESH ne tregun kombetar dhe ate rajonal.
Sillet propozimi per tu arsyetuar qe per konsumatroret familijare te vazhdoje te egzistoje sistemi baze I tarifimit me dy shkalle, ne kategorine e pare qe ze rreth 15% te konsumeve kombeatre propozohet te rritet ne menyre te moderuar nga 4 ne 4.5 leke/Kw, ndersa per cdo kilovat mbi kete mase konsumi pra mbi 300 kw/ore ne muaj cmimi propozohet të rritet 25% nga 8 në 10 dhjetë leke për kilovat, duke shërbyer në të dyja rastet si cmim tavan, brenda të cilur Enti Rregullator I Energjise do të trajtojë cmimet faktike sipas raporteve të kërkesë-ofertës në treg. Pra blloku I parë I këtij shkallëzimi, rritja nga 4 në 4.5 për konsumatorët më të varfër siguron nevojat më të domosdoshme për përdoruesit familiarë për ato grupe të popullatës ku nuk flitet dhe nuk mund të flitet për harxhim energjie për ngrohje, apo për freskim, kondicioner, gatim me energji elektrike apo për TV mbi 29 polsh. Ndërkohë, që kjo nderhyrje disiplinon ndjeshëm në konsumin e shtresave të popullsisë që mund t`I përballojnë këto pajisje shtëpiake. Qellimi është që përmes mekanizmave të tregut t`I përjetojmë konsumet e këtyre shtresave për burimet altenative dhe efikase ,duke I dhëne fund shpërdorimeve që bllokojnë sistemin energjitik në tërësi.
Për përduruesit familiarë parashikohet një rritje e energjisë mbi nivelin a lartë që ato paguajnë deri më sot prej 5 % të tjera, gjë që do të nxiste përdorimin më të mirë të energjise prej tyre, duke siguruar një shërbim më cilësor dhe në standartet e kompeticionit rajonal, global të sipërmarrjes, pra garancitë për një zhvillim më të qëndrueshem të veprimtarisë sipërmarrëse të operatoreve ekonomike vendas, duke ruajtur principin e cmimin sipas niveleve e tensionit të furnizimit me energji u jep mundësi konsumatorëve familijare të ekonomizojnë edhe blerjen e energjsië për qellime kunsumi.
Më në fund kjo sjell nga njëra anë krijimin e kushteve më të mira të punës për sipërmarrësit vendas në aspektin e furnizimit me energji dhe në zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik pa ndërprerje dhe gjithnjë në ekspansion , e thënë ndryshe energji e vazhdueshme pë rrritje ekonomike dhe punësim dinamik.
Në përputhje me këtë realitet të ri administrata fiskale dhe Enti Regullator I Energjisë do të synojnë dhe sigurojnë që efektet e tarifës së re ne rritjen e kostos të përballohet nga burimet e padeklaruara të fitimit për të mosshkarkuar rritjen e cmimit të konsumit dhe relativisht të inflacionit. Ndërkaq më lejoni që të arsyetoj bashkë me ju se propozimi për të rritur tarifat e shitjes së energjisë, duke ruajtur sistemi binominal të cmimit do të mundësojë që KESH të arrijë shëndoshjen financiare deri në mbulimin e kostove përmes të ardhurave që realizohen nga shitja, duke krijuar hapësira financiare për më shumë investime , natyrisht autonome, në transmetim dhe në shpërndarje.
E dyta deri në vitin 2005 garantojmë uljen dhe deri në eleminimin e plotë të kontributeve në formë subvencioni të buxhetit të shtetit për importet e energjisë. E treta krijohen kushte më të konsoliduara ekonomike dhe financiare që stimulojnë thithjen e investimeve te huaja direkte, në kërkimin e burimeve te reja energjetike ne vend, disiplinojnë dhe stimulojnë përdorimin më racional të resurseve energjetike te vendit, duke shmangur shpërdorimet e saj për konsumet parazitare të ngrohjes dhe të gatimit dhe duke orientuar kërkesën drejt burimeve të reja energjetike më të përshtatshme, më ekonomike dhe me konkurruese edhe për shkak të krijimit të tregut rajonal të energjisë,duke lehtësuar kështu edhe trysninë e konsumit mbi sistemin energjetik te vendit dhe shkallën në rritje të menaxhimit të tij ekonomik, duke konsoliduar prirjet e arritura në 2002 , që shfaqet në realizimin e targeteve të uljes së humbjeve dhe të mbledhjes së të ardhurave që e bëjnë të lëvizë më natyrshëm këtë mall të rëndësishëm në tregun kombëtar dhe të shkëmbimit ndërkombëtar.
Më në fund I domosdoshëm për të krijuar një bilanc unik të energjisë për vendij, I cili përfshim dhe balancon përdorimin e të gjitha resurseve që kemi që nga nafta e gazi e deri tek energjia elektrike me burim hidrik.
Në këtë vendimarrje të rëndësishme, qeveria jonë, duke u mbeshtetur në ndjeshmerine dhe sugjerimet konstruktive të të gjithë faktorëve dhe operatorëve synon të nixisë me tej reformat në sistemin energjetik, për ta bërë këtë treg dhe strukturat përkatëse më eficiente, më tërheqëse dhe duke nxitur në të njëjtën kohë që institucione të specializuara si Enti Kombetar I Energjisë të sanksionojnë cmime fleksibël të energjisë. Paketa qe do të diskutojmë sot mbështetet në miratimin e një plani të masave të veprimit të KESH për vitet 2003-2005 I cili I vendos Korporatën e Energjitikës Kombëtare përpara përgjegjesive të realizimit të të gjithë treguesve ekonomike dhe financiarë dhe furnizimit me energji te garantuar.
Përmes këtyre burimeve ne garantojmë që në 2005 të eleminohet varësia e KESH nga buxheti I shtetit, duke liruar fondet që arrijnë në mbi 5 miliardë lekë për cdo vit të mëpasshëm që do të përdoren për përmbushjen e prioriteteve të tjera qeverisëse në shërbime , punësim dhe infranstrukture.
Ky plan masash përmban përfshirjen e tre projekteve pilot për menaxhimin e KESH, duke e shmangur përfundimisht deformimet, arrin ndarjen e Korporates në tre divizione dhe hap rrugën e privatizimi të këtij sektori të rëndësishëm. Mbështetur në ristrukturimin e brendshëm të Korporatës në aspektet e burimeve njërëzore gjithashtu.
Përfundimisht plani I masave të veprimit të Korporatës synon ta nxjerrë atë nga një subjekt gjithnjë me humbje në një entitet komercial konkurrues dhe atraktiv. Pra në këtë mbledhje do të diskutohen edhe cështje të tjera të rëndësishme që lidhen me hapjen e mëtejshme të sektorit energjetik ndaj tregut global, në mbrojtjen nga vulnerabiliteti I raportit kërkesë-ofertë në stadin aktual brenda vendit dhe të shtrirjes së këtyre efekteve drejt sektorëve alternativë sic janë privatizimet e disa ndërmarrjeve të naftës apo shtimi i operatorëve që hyjnë në tregun energjetik, duke reduktuar monopolin e KESH në sektorin prodhues dhe për të gjithë këto unë pres diskutimet, kontributet konstruktive të anëtarëve të Komitetit.