Eshton-Fyle: Procesi i apelimit të jetë transparent e i pavarur

Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësueses se Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Katerin Eshton, dhe Komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle, mbi situatën aktuale paszgjedhore në Shqipëri.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në orët e mbrëmjes së të martës, zyrtarët e lartë të BE-së shprehen se kanë mbajtur shënim ditën e djeshme, bërjen publike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
“Ne kemi mbajtur shënim që çështja e logjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota ‘të hedhura gabimisht’, është një çështje që përbën shqetësim. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende”, thuhet në deklaratë.
Eshton dhe Fyle theksojnë se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.
“Zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme mund të gjenden për ato çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim”, vijon më tej deklarata.
Për këtë qëllim, BE nxit partitë politike në Shqipëri që të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakord se si ta trajtojnë çështjen e votave “të hedhura gabimisht”. Një mundësi, sipas zyrtarëve të lartë evropianë, është që të merret në konsideratë mundësia për të kërkuar këshillim të pavarur nga jashtë për vendimet e debatuara të KQZ-së.
“Interesi i vendit dhe vazhdimësia e procesit të integrimit evropian duhet të mbizotërojë para interesave partiake. Udhëheqësit politikë duhet të jenë në lartësinë e aspiratave evropiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë”, përfundon deklarata.
/Start/
2011-05-24 22:02