E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbretëresha pret Obamën në vizitën e parë zyrtare

Barak dhe Mishele Obama u takuan gjithashtu me Princin Çarls dhe Dukeshën e Kornuallit dhe po ashtu kalouan 20 minuta me të sapomartuarit, Dukën dhe Dukeshën e Kambrixhit.

Çifti presidencial po ashtu vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në “Westminster Abbey” teksa më vonë do të marrin pjesë në një banket në Pallatin e Bukingamit.

Më herët, Obama u takua edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Kameron. Dy liderët folën për marrëdhëniet e ngushta dhe thelbësore me dy shteteve.

“Marrëdhënia jonë nuk është vetëm speciale, por është edhe një marrëdhënie thelbësore – për ne dhe për të gjithë botën”, theksuan Kameron dhe Obama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-24 20:22
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›