E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshton-ThaciNegociata ndershteterore Kosove-Serbi

Perfaqesuesja e larte e BE-se Ketrin Eshton ne takimin me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci ka vleresuar gatishmerine e Qeverise se Kosoves per bashkepunimin ndershteteror me Serbine.

Ne nje deklarate te zyrtares se larte te BE-se per politike te jashtme dhe siguri vleresohet gadishmeria e qeverise se Kosoves dhe kryeministrit Hashim Thaci per bashkepunimin rajonal me qellim plotesimn e kritereve per integrim ne Bashkimin Evropian.

Gjithashtu Eshton vlereson e gadishmerine e qeverise kosovare per te biseduar me Serbine per ceshtjet e bashkepunimit ndershteteror. Kjo qasje me interes te pergjithshem hap perspektiva ne rajon theksohet ne komunikaten e zyrtares se larte evropiane.

Kryeministri Thaci deklaroi se institucionet dhe qeveria e Kosoves jane te hapur per te biseduar me Serbine per temat me interes te vecante per qytetaret. Megjithate ne asnjehere dhe ne asnje menyre nuk do te bisedojme per ceshtjet qe kane te bejne me rregullimin tone te brendshem deklaroi kryeministri i Kosoves duke shtuar se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i vertetuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise dhe rezoluta e OKB-se.

Kryeministri Hashim Thaci dhe perfaqesuesja e larte e BE-se Ketrin Eshton kane biseduar edhe per zhvillimet e fundit ne Kosove hapat qe duhet te ndermarre Prishtina pas mendimit te GJND-se dhe pas miratimit te rezolutes se re te OKB-se per Kosoven.

Gatishmeria e Kosoves per te realizuar standardet e integrimit ne BE si dhe procesin e heqjes se vizave kane qene temat tjera te takimit Thaci dhe Eshton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›