E Shtunë, 31 Tetor 2026

A u arrit objektivi i mileniumit

Gati nje miliarde njerez shkojne cdo nate te uritur ne shtrat. OKB nuk mund te krenohet me nje shifer te tille. Megjithate bilanci paraprak nuk rezulton aq keq sa duket. Ndonese kriza ekonomike boterore e ka ulur kurben e suksesit po te matet me perqindje ne raport me popullsine ne bote numri i te uriturve eshte ulur. Bazuar ne llogaritjet e fundit te Bankes Boterore dhe te Fondit Monetar Nderkombetar shume vende te botes do ta arrijne objektivin e mileniumit. Por kjo nuk vlen per te gjitha rajonet e botes ngase perparim ka kryesisht ne Azine e Jugut dhe te Lindjes kryesisht per shkak te rritjes ekonomike te shteteve si Kina. Edhe disa shtete afrikane duken mire edhe pse ne pergjithesi kontinenti afrikan mbetet shqetesues.

Te mos riperterihen buxhetet ne kurriz te te varferve

Para nisjes se samitit ne New York sekretari i Pergjithshem i OKBse Ban Ki Moon beri thirrje qe te mos dekurajohet askush. Gjendja e keqe ekonomike ne mbare boten nuk mund te jete arsye qe shtetet e pasura ti zvarrisin pagesat e premtuara.
Ne nuk duhet te riperterijme buxhetet tona ne kurrizin e te varferve theksoi ai.
Qellimi eshte qe vendet e industrializuara te japin 0.7 te bruto produktit te tyre vendor si ndihme per zhvillim. Kjo kuote duhet te rritet cdo vit. Ne kete menyre kuota per sivjet eshte 0.51. Nderkohe qe Belgjika Finlanda Irlanda dhe Britania e Madhe e kane arritur kete qellim Gjermania mbetet prapa tyre me nje kuote prej 0.4 .
Ne mbare boten aktualisht po priten ndihmat financiare kryesisht per Afriken ngase 16 miliardet e premtuara ende nuk jane levruar perkujtoi Ki Moon.
Eshte per te ardhur keq qe pikerisht atje ku nevoja eshte me e madhe shuma e papaguar eshte me e larta pohoi sekretari i OKB.
Ne mesin e shteteve donatore dhe atyre qe e perfitojne ndihmen ka mospajtime rreth asaj nese mosrealizimi i objektivave te mileniumit ka te beje me moslevrimin e ndihmave apo me mungesen e zbatimit te tyre nga politika.

Sjane shkak parate por edhe kultura

Nje shembull tipik eshte vdekshmeria e nenave. Ne baze te raportit te fundit te Fondit Monetar Nderkombetar ne kete aspekt ekziston nje humnere e madhe mes asaj qe pretendohet te arrihet dhe realitetit. Tiu sqarohet grave per lindjet me te sigurta nuk kushton shume por ky shpeshhere eshte nje problem kulturor. Nese nje grua fillimisht duhet te marre lejen nga burri para se te mund te niset per ne klinike pas dhimbjeve te lindjes qe i zgjasin me dite atehere kjo ska fare te beje me ceshtje parash.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nenvizoi ne Berlin se impulsi vendimtar duhet te vije nga vete njerezit ndonese duhet te veproje edhe politika.
Fjala eshte per drejtimin e qeverise. Vazhdimisht eshte theksuar se per nje zhvillim te qendrueshem eshte kusht qeverisja e mire ndersa nje nder pengesat e medha eshte korrupsioni pohoi ajo.
Nderkaq studiuesi i ekonomise Jomo Kwame Sundaram nga sektori i OKBse per zhvillim ekonomik pohon se bilanci i ndihmave te dhena dhe i zhvillimit eshte dispropocional.
Nese i perjashtojme nga llogaria pese shtetet qe perfitojne ndihmat me te medha pra Irakun Afganistanin Izraelin Egjiptin dhe Kolumbine e ku ndihma eshte e motivuar politikisht atehere kemi nje raport pozitiv ndermjet ndihmes dhe zhvillimit. Nese i perfshijme keto pese shtete atehere raporti eshte krejt ndryshe mendon Sundaram.
Megjithate ne samit do te diskutohet per premtimet konkrete financiare. Sepse pervec premtimeve per pagesat e vonuara eshte e qarte se ne te ardhmen ato para nuk mjaftojne. Nga viti 2012 deri ne vitin 2017 per cdo vit do te mungojne nga 340 miliarde dollare. Franca dhe Britania e Madhe bashke me 60 shtete tjera propozojne futjen e nje takse nderkombetare per biznesin e valutes. Kjo takse do te mund te sillte deri ne 35 miliarde dollare amerikane te ardhura vjetore.

Cmund te pritet nga samiti treditor

David Lane drejtor ekzekutiv i organizates per ndihme ONE e cila e lufton varferine ne mbare boten thote se me rendesi jane premtimet konkrete per ndihme e jo fjalet.
Nese ne New York mbahen fjalime te persosura dhe nese deklarata perfundimtare permban fjale te bukura per ate sesa e rendesishme eshte ndihma per zhvillim por jo edhe premtime konkrete atehere te gjithe do te mbetemi shume te zhgenjyer shprehet Lane. DW

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›