Esktradohen dy shtetas të dënuar për vrasje
Ekstradimi i parë është kryer në orën 11:30, nga Roma, Itali, për shtetasin shqiptar Tonin Zef Vata, 42- vjeç lindur në Pukë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, në vitin 1999, e ka dënuar me 14 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “Vrasjes“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Në datën 02.09.1998, shtetasi Tonin Vata, banues i fshatit Fierzë, të rrethit Pukë, gjatë një vizite ngushëllimi te një i afërmi i tij, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Zef Bala, duke i shkaktuar atij vdekjen. Menjëherë pas kryerjes së veprës penale, Tonin Vata është larguar nga vendi i ngjarjes. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datë 16.07.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Po dje është ekstraduar nga Athina, shtetasi Riza Sulo Pleparaku, 50-vjeç, nga Berati. Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier më datë 13.05.1994 e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes për motive të dobëta duke i shkaktuar “mundime të veçanta” viktimës.
Shtetasi i mësipërm për motive të dobëta ka vrarë me mjete të forta shtetasin Ali Hysa, duke i shkaktuar plagë e dhimbje të shumta. Pasi e ka vrarë është munduar t’i fshehë trupin.