E Shtunë, 31 Tetor 2026

Esma e lirisë

Pas shumë vitesh Esma Redzepova vjen në Kosovë. Atë e sjell dita Ndërkombëtare Rome, festivali “Bahtalo”. Për nder të kësaj dite Esma do përformojë, tinguj e saj më të njohur në tregun botëror, për këtë premtoi edhe vetë Esma. Koncerti dhe përformimi u mbajt në “Sallën e kuqe”, që nga ora 19;00 (6 prill). Në një konferencë për shtyp e cila u mbajt në “Rings”, Esma shpalosi disa nga emocionet e saja, menjëherë pas arritjes në Kosovë, dhe shumë pak kohë para fillimit të festivalit. “ Jam shumë e lumtur pas kaq shumë vitesh të jem prapë në Kosovë dhe Prishtinë dhe të jem pjesë e këtij festivali të romëve. Dhe natyrisht do ta përfaqësoj vendin tim Maqedoninë”, shprehet Redzepova.

Esma përveç që njihet si një nga ikonat më të çmuara të kulturës rome, ajo është e njohur edhe për shpirtin humanitar. Pasi nuk ka fëmijë biologjik ajo ka adaptuar rreth 47 fëmijë, duke i mbajtur por edhe shkolluar. Njihet edhe për shumë aktivitete humanitare në botë.
Ajo flet në konferencë edhe për këtë kapitull të jetës së saj, madje shpalos të rejat e fundit.

“Më duhet të them se jam ambasadore e UNHCR. Sot është dita ime fatlume dhe jam shumë e lumtur sepse Presidenti i Maqedonisë më ka dhënë shpërblimin më të madh me medaljen për punën time që kam bërë për më shumë se pesëdhjetë vjet”, shprehet Redzepova

Para performimit ajo nuk la pa thënë edhe këtë: “Do të jem shumë e lumtur sonte ku do të shoh njerëz të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në Prishtinë dhe në Kosovë. Gjatë krizës së Kosovës ka pasur shumë njerëz që kanë ardhur nga Kosova në Maqedoni dhe shtëpia ime vend i humanitetit dhe muze i muzikës ka qenë vend që u ka ndihmuar atyre me gjëra të ndryshme”.

Ajo vazhdon të flasë rreth një shoqate humanitare e cila përfaqëson Maqedoninë, shoqatë kjo e cila kërkoi nga ajo që të jetë partnere e tyre në çështjet humanitare, jo pak me emocion, e mos të themi hiq më pak se për muzikën Esma, flet rreth eksperiencës së saj si grua e cila donë të ndihmoj në çdo cep të botës.

“Do të dëshiroja që askund në botë të mos ketë luftë. Unë jam femër kozmopolite. Nuk më pëlqejnë kufijtë. E dua lirinë. Sonte kam sjellë një pjatë të madhe të mbushur me muzikë.”

Ajo dëshiron që të gjithë kosovarët që janë larguar nga Kosova të kthehen në Kosovë dhe ta shijojnë lirinë e saj.

Festivali “Bahtalo” përveç këtij koncerti, ka organizuar edhe mbrëmje poetike, shfaqje, muzike dhe diskutime që lidhen me romët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›