Kika debaton me Mandin: Mi thuaj gjërat në sy
Ndonëse janë përpjekur të bëjnë ndonjë lojë e të aktivizohen në grup, sërish banorët kanë zhvilluar më së shumti biseda të ndara. Mungesa e harmonisë brenda në shtëpi, si dhe mungesa e raporteve mes banorëve të caktuar, kanë qenë motive për biseda mes tyre. Domenika i ka treguar Jetmirit historinë e familjes, ndërsa Tatiana është përpjekur të sqarohet me Oltën.
Domi për motrat dhe babanëBanorët rrinë në kuzhinë, ndërsa Jetmiri dhe Domenika flasin jashtë duke ndenjur në diell pranë pishinës. Jetmiri i kërkon Domenikës që t’i tregojë për babanë dhe motrat e saj, sepse ai nuk e kishte parë klipin dhe banorët e tjerë nuk i kanë treguar asgjë për këtë ngjarje. Kështu të dy flasin për këtë temë. Domenika tregon se ajo ka qenë e vogël kur babai i saj ka krijuar një tjetër familje dhe ajo është rritur gjithmonë pranë mama Vales. Domenika i thotë Jetmirit se nëna e saj e ka lënë gjithmonë që të takonte të atin, por babai i saj e ka takuar shumë rrallë dhe për më tepër ai nuk e ka trajtuar njëlloj me dy vajzat e tjera që pati nga martesa e dytë. Domenika thotë se kur i kishte kërkuar të atit një piano, ai nuk ia kishte blerë vetëm me pretekstin se mos nëna e saj do të përfitonte nga kjo gjë. Jetmiri i thotë se ai dëshironte të fliste për motrat e saj. Domenika thotë se ajo mban mend që kur ka qenë e vogël i ati kishte shkuar ta takonte me motrën e madhe dhe ajo ka fiksuar një skenë ku i ati i jepte motrës së saj çokollata dhe ajo e thërriste baba. Në këto momente Domenika thotë se ishte ndier e mënjanuar nga i ati dhe gjatë gjithë kohës vetëm e shihte. Jetmiri i thotë se motrat e saj nuk kanë faj për sjelljen e prindërve të tyre. Domenika thotë se ajo nuk u ka vënë faj motrave të saj, por ajo nuk i ndien si të tilla. Jetmiri i thotë se do të ishte mirë që ajo të krijojë marrëdhënie të mira me to, sepse ato mund ta shohin si një motër të madhe. Ai e këshillon që t’u japë atyre mundësinë që ajo vetë nuk e pati. Domenika thotë se ajo nuk e mohon që në të ardhmen mund të krijojë marrëdhënie shumë të mira me motrat e saj, por për momentin nuk e ndien këtë gjë. Ajo thotë se babanë e saj nuk e ndien si të tillë, madje bashkëshortin e dytë të Valentinës që ishte italian, por që tashmë nuk jeton më, Domi thotë se e ka ndier më tepër baba sesa babanë e saj të vërtetë.
Për OltënPas bisedës që patën për familjen e Domenikës, ajo bashkë me Mirin diskutojnë për të tjera çështje. Fillimisht Domi e pyet Mirin për deklaratën që bëri disa ditë më parë kur tha se kishte një djalë jashtë shtëpisë. Domi e pyet nëse kjo është e vërtetë dhe Jetmiri thotë se këtë gjë e tha vetëm sepse kishte vënë re që Mandi e njihte atë nga jashtë shtëpisë dhe nuk ishte afruar që ta pyeste Mirin për ta njohur nga afër. Gjithsesi, ai shpjegon se ajo që ka thënë nuk është e vërtetë. Më pas Domenika e pyet për Oltën. Ajo i thotë Jetmirit që ky i fundit të tentojë që të thyejë akujt me të, por ai shprehet se ai ka tentuar disa herë që të komunikojë siç duhet me Oltën, por nuk ka arritur. Jetmiri thotë se tashmë nuk ka se për çfarë të flasë dhe se është i sigurt që me Oltën nuk do të ketë asnjëherë një komunikim të hapur. Domenika e pyet nëse ai është kurioz të zbulojë më tepër se kush është Olta. Jetmiri i përgjigjet se ai në përgjithësi është shumë kurioz, por për Oltën tashmë i është shuar kurioziteti. Domenika i thotë se çfarë do të bënte ai nëse Olta do t’i kërkonte të sqaroheshin. Miri i thotë se ai do ta dëgjonte nëse kjo do të ndodhte, por që t’i kërkojë ai të bisedojnë, nuk e shikon si të nevojshme më. Domenika i thotë se për mendimin e saj Jetmiri është kurioz për Oltën, por ai e mohon këtë dhe e sqaron Domin se nuk ka kuriozitet për Oltën, sepse kjo e fundit nuk i ka treguar se është një vajzë e pjekur, serioze etj. Më pas Jetmiri i kërkon Domenikës që të ndryshojnë temë diskutimi, sepse nuk dëshiron që të zgjaten më tepër për këtë çështje. Kështu, biseda e tyre zhvendoset në mënyrën se si po i shohin ata zhvillimet e fundit në shtëpi.
A ka harmoni mes banorëve?Pasi të nominuarit kanë dhënë mendimet e tyre se përse duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, Domi u drejton një pyetje të gjithë banorëve nëse mendojnë se ka harmoni midis tyre. Olta përgjigjet e para duke thënë se aty ka shumë intriga. Kika shprehet se mendon që origjinaliteti i tij, i frikëson banorët, por ata e hedhin poshtë këtë mendim. Jetmiri shton se ata duhet të lënë mënjanë vogëlsirat dhe thashethemet, dhe të mundohen të njohin personat më në thellësi. Jetmiri shton se ai është si gjithë të tjerët dhe di të kërkojë falje. Mandi hidhet e thotë se Jetmiri akoma nuk i ka kërkuar falje atij dhe Klodit për lojën që i ka bërë me rrobat. Jetmiri përgjigjet se kjo është diçka pa vlerë dhe Olta shton se Jetmiri e ka pohuar se ai nuk e njeh faljen. Seldi i drejtohet Jetmirit dhe i thotë se ai mundohet të krijojë distancë me banorët dhe t’u bëjë presione në mënyrë që të ketë një arsye për t’i nominuar më lehtë. Jetmiri përgjigjet se Seldi nuk ka qenë me të te dhoma e rrëfimit dhe nuk e di këtë gjë, por Olta shton se kjo është një taktikë që ndjek Jetmiri. Më pas banorët shpërndahen dhe Tatiana shprehet në kopsht me Kikën dhe Jetmirin, se kur është duke u zhvilluar një diskutim, të gjithë fillojnë të ikin një e nga një dhe nuk qëndrojnë për të biseduar. Jetmiri thotë se kishte shumë për të folur në këtë rast pasi iu drejtua një akuzë e rëndë që ai nuk di të kërkojë falje, në një kohë që ai e ka bërë këtë. Tatiana shprehet se banorët janë ndarë në dy grupe.
Mandi dhe Hakiu në debatBanorët kanë zgjedhur të luajnë përsëri lojën me pantomima. Gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur, Mandi është përpjekur për të gjetur një fjalë dhe derisa të arrijë ta gjejë përmend Kikën, më pas biçikletë e më së fundmi fjala është parazit. Pasi e gjen fjalën ai thotë që dhe Kika si parazit është. Kika është në ambientin e gatimit dhe me sa duket veshi i ka kapur vetëm fjalët e fundit. Ai vjen te Mandi dhe i thotë që ai duhet të ketë guximin që mendimet që ka për të, t’ia thotë në sy. Mandi i përgjigjet se ai nuk ka thënë asgjë prapa krahëve për të. Ai përmend faktin që Kika ka dashur ta nxjerrë Erionin si donzhuan, dhe po ashtu për Edin që dhe pse ka qëndruar dy muaj me të, është kujtuar që t’ia thotë mendimet në fund, dhe të gjitha këto ia ka thënë në sy. Kika shprehet se e ka vënë re disa herë Mandin, që sapo diskutojnë diçka bashkë, Mandi shkon e flet me të tjerë. Ndërkohë që banorët që kanë qenë prezent gjatë lojës, ndërhyjnë duke i thënë që Kika është keqkuptuar, pasi ata kanë qenë duke luajtur dhe Mandi për të gjetur fjalën, ka përmendur dhe Kikën. Mandi dhe Kika kanë ofenduar njëri-tjetrin gjatë debatit dhe banorët janë ndier keq, duke dashur që ta qetësojnë situatën. Më pas Kika del në kopsht me Jetmirin dhe Seldin dhe shprehet se Mandi nuk ia ka thënë asnjëherë mendimet që ka për të në sy dhe Seldi përgjigjet se Kika e ka keqkuptuar Mandin, pasi Mandi nuk është i atillë. Ndërsa Mandi shprehet se ai me të gjithë sillet, ashtu siç i sillen, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë. Së fundmi, banorët i rikthehen përsëri lojës me pantomima.
Biseda e mëngjesit, debati me MandinHakiu është banori i parë që ngrihet në mëngjes. Ai përgatit kafen e del në kopsht ta pijë i vetëm. Pas tij ngrihet edhe Klodi, i cili fillon të përgatisë mëngjesin. Të dy banorët takohen në kuzhinë e ndërsa përshëndeten, Klodi përfiton nga rasti që janë vetëm për të folur për ndodhinë e mbrëmshme, debatin me Mandin. Klodi i thotë Hakiut se u keqkuptua me fjalët që dëgjoi dhe e mira do ishte që të kërkohej falje e të sqarohej kjo situatë si për të, edhe për Mandin, që të dy të jenë më të qetë. Ai ia thotë këtë në formë këshille dhe Hakiu e falënderon për këtë apo edhe për përpjekjen e vazhdueshme të tij për të rivendosur qetësinë në shtëpi, por shton se ky problem është më i thellë seç duket. Klodi thekson se mbrëmë çdo gjë u tha në aspektin e lojës dhe ai reagoi pa të drejtë duke prishur edhe lojën. Hakiu i jep të drejtë në këtë pikëm, por jo për tjetër gjë. Ai përsërit se gjërat janë më të thella se kaq. Klodi shprehet se do t’i vinte keq nëse do ekzistonin ato gjërat e tjera më të thella, siç thotë ai. Hakiu thotë se ata i kanë përdorur ironitë mes tyre, ama përballë, në sy dhe e kanë kuptuar njëri-tjetrin. Sipas tij, ironia e Mandit është përdorur edhe ndaj vajzave, Manal dhe Tatianës duke u munduar t’i poshtërojë, por me të nuk mund të ndodhë.
Tatiana, emocion sa herë që vjen në ShqipëriHakiu, Klodi dhe Tatiana qëndrojnë në kopsht, duke dëgjuar këngët në sfond. Klodi përshëndet Kikën me një këngë dhe më pas ata mundohen të gjejnë se kush janë këngëtarët e këngëve që dëgjojnë. Ndërkohë, ata dëgjojnë dhe një zhurmë avioni dhe Tatiana shprehet se sa herë që udhëton nga Italia për të ardhur në Shqipëri, i duket sikur është hera e parë që vjen, pasi ka gjithmonë shumë emocion dhe nuk e zë gjumi një natë përpara. E kur avioni ndalon, ajo mezi pret që të zbresë. Ndërsa Kika thotë se zhurma e avionit, i kujton kohën e luftës në Kosovë. Më pas Kika shprehet se kanë kaluar dy muaj që jeton në shtëpinë e BB dhe i duket se i ka kaluar shumë shpejt kjo kohë. Ndërkohë, Tatiana e dëgjon e më pas, i thotë që ajo është shëndoshur shumë gjatë kësaj kohe. Ndërsa Klodi lëviz nëpër shtëpi dhe herë pas here u bashkohet dhe Tatianës e Kikës. Më pas Klodi shkon në dhomë dhe u thotë banorëve të zgjohen nga gjumi, sepse po afron dreka.
#