E Shtunë, 31 Tetor 2026

Espana: I gjithë rajoni prezent në Sarajevë


"është në interes të të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit perëndimor që të sigurojnë se të gjitha vendet e rajonit të jenë prezente në konferencën e Sarajevës", tha Ignacio de Palacio Espana, ambasadori spanjoll në Serbi për gazetën "Blic".

Këto komente ai i bëri para takimit të sotëm në mes të ministrave të jashtëm të Spanjës dhe Turqisë me homologun e tyre serb, Vuk Jeremiç. Qëllimi i takimit të tyre është gjetja e zgjidhjes e cila do t'i mundësonte si Beogradit, ashtu edhe Prishtinës, të uleshin në të njëjtën tavolinë në Sarajevë, më 2 qershor.

Ambasadori spanjoll, vendi i të cilit kryeson BE-në deri në muajin korrik, nuk deshi të zbulonte detajet rreth takimit por ka konfirmuar se në agjendë do të përfshihen bashkëpunimi rajonal, e ardhmja evropiane e rajonit si dhe roli i Spanjës në rajon.

"Duhet të bëjmë përpjekjet tona më të forta për gjetjen e zgjidhjes me ndihmën e kolegëve tanë nga BE-ja dhe me të gjithë partnerët tanë në rajon", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›