Eroglu i gatshëm për negociata
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në në pjesën veriore të ishullit të Qipros, ka thënë se do të takohet me palën e grekëve të Qipros muajin e ardhshëm.
Dervish Eroglu, një politikan nacionalist, mposhti në zgjedhje tashmë ish-presidentin e turqve të Qipros, Mehmet Ali Talatin, i cili konsiderohej politikan i moderuar.
Pala greke e e ka cilësuar si zhvillim negativ fitoren e zotit Eroglu, ndërkohë që Ankaraja ka konfirmuar mbështetjen për negociatat e drejtpërdrejta, që synojnë ribashkimin e ishullit të ndarë që prej më shumë se 35 vjetësh.
Fitorja e zotit Eroglu nuk ka shkaktuar befasi, pasi ajo parashikohej shumë kohë para zhvillimit të zgjedhjeve.
Dervish Eroglu, lider i partisë së Unitetit kombëtar, dhe përfaqësues i krahut radikal, fitoi me më shumë se 50% të votave, kundrejt 42,85% që mori presidenti i deritanishëm Talat.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të luajë një rol të rëndësishëm në negiociatat për ribashkimin e ishullit, që zhvillohen nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Dhe kjo pasi zoti Eroglu ka pikëpamjet krejtësisht të kundërta nga rivali i vet, për çështjen kryesore që ka të bëjë me sistemin e shtetit të ardhshëm që do të rezultojë nga ribashkimi.
Deri tani, negociatat midis udhëheqësve të dy komuniteteve ishin përqendruar për krijimin e sistemit të federatës dy-etnike, me një nënshtetësi dhe me përfaqësim proporcional në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Por Eroglu ka insistuar vazhdimisht se zgjidhja duhet të konsistojë në një konfederatë, me dy shtete sovrane.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, zoti Eroglu shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar negociatat dhe tha se do të takohet me presidentin e grekëve të Qipros, , Dimitris Kristofiasin, muajin e ardhshëm.
Por ai la të kuptohet se shumë nga arritjet e deritanishme do të duhet të rishikohen.
“Kërkoj një zgjidhje të bazuar në realitetet e ishullit, një zgjidhje me të cilën mund të jetojmë të gjithë. Të dy popujt duhet të jetojnë në paqe, pranë njeri tjetrit”, tha Eroglu.
Zëdhënësi i qeverisë së Qipros theksoi se fitorja e Eroglut në zgjedhje, të cilën zëdhënësi i cilësoi si jolegjitime, është një zhvillim i pakëndshëm.
Duke marrë parasysh qëndrimet e shprehura të zotit Eroglu për krijimin e dy shteteve të pavarura, do të krijohen probleme serioze në negociatat, shtoi ai.