E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në korrik konferencë e re për Afganistanin

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, planifikon të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin, e cila është paraparë të zhvillohet më 20 korrik.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi special i presidentit amerikan Barack Obama në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrook.

Holbrook theksoi se Konferenca e Kabulit do të zhvillohet në vend të takimit të Ministrave të Jashtëm, e cila ishte paraparë të zhvillohen në fund të muajit maj.

Ai më tutje theksoi se para kësaj konference, presidenti i Afganistanit,. Hamid Karzai, më 10 maj do të qëndrojë për vizitë në Washington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›