Espanyol pas Santa Cruzit

Sipas tabloidit anglez The Sun, Espanyol është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Roque Santa Cruz.
Klubi spanjoll kishte bërë përpjekje për transferimin e yllit paruguain edhe para shkarkimit të menaxherit Mark Hughes, ndërsa thuhet se do të ndjekin objektivin e tyre edhe pas ardhjes së Roberto Mancinit.
28-vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje në formacionin bazë, pas transferimit nga Blackburn për 17.5 milionë funta, gjatë verës së vitit të kaluar.