E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti kërkon Iaquintan

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, Vincenzo Iaquinta ka bërë të ditur të enjten e përditshmja angleze “The Times”.

30-vjeçari është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ndërsa Chelsea thuhet se monitoron gjendjen e tij para se të vendosin rreth paraqitjes së një oferte para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Iaquinta është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit që pësoi në muajin tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›